Xhafaj: Ishte e paligjshme, falënderoj policinë dhe qytetarët

481
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas protestës së opozitës, ku u bllokuan për dy orë 4 akse rrugore kryesore në vend. Përmes një postimi në Twitter, Xhafaj thotë se protesta ishte e paligjshme dhe policia bëri të gjitha përpjekjet për të lehtësuar lëvizjen në rastet e emergjencës. Gjithashtu ministri Xhafaj falënderon edhe qytetarët për durimin e treguar duke mos shkaktuar incidente. “Për rreth 2 orë qindra qytetarë mbetën të bllokuar në 4 akse kryesore rrugore, për shkak të protestës së paligjshme të zhvilluar nga opozita. Policia bëri të gjitha përpjekjet për të lehtësuar lëvizjen në rastet e emergjencës. Falënderojmë qytetarët për durimin e treguar, duke mos shkaktuar asnjë incident, me gjithë vonesën dhe problemet që iu solli ky bllokim. Vlerësim maksimal drejtuesve dhe strukturave vendore të Policisë së Shtetit për menaxhimin profesional të situatës së pazakontë”- shkruan Xhafaj.
Sigal