Rama, shfajësohet para njerëzve të marrë me “qira”

420
Kryeministri Rama, zhviloi një konferencë live me disa njerëz, duke i cilësuar ata si përfaqësues të qytetarëve kuksianë, por në të vërtetë, siç denoncoi PD-ja, ata janë nëpunës të administratës shtetërore. Kryeministri Rama u kërkoi atyre ndjesë për gabimet për mosinformimin për tarifën, po nuk kërkoi falje për dhunën e ushtruar dhe arrestimet e mesnatës nga policia kundër qytetarëve. Kryeministri Rama: “Ju kërkoj ndjesë të gjithëve për sa kohë nuk kemi bërë sqarimet e nevojshme. Kemi vendosur 60 ditë kohë për ta bërë sa më shpejt, por dhe sa më mirë që të mos dalin gjërat e nxituara. Nuk do ta rivendosim funksionimin e sistemit të pagesës edhe. nëse do të jetë gati sistemi ne nuk do ta çelim sistemin ka e konkluduar formulën për të gjithë zonën. Që në fillim të shkurtit kanë nisur negociatat. Nuk e kam takuar kryetarin e bashkisë. sepse nuk është distancuar nga dhuna. Thirrja për të liruar këta e ata, është një thirrje që shkon, jo vetëm në adresë të gabuar kur më drejtohet mua. Kjo thirrje është në ajër, pasi është ëështje e drejtësisë. Nuk jam tërhequr nga asgjë, por thjesht po bëjmë një proces që do bëjmë më përpara. Për këtë kam kërkuar ndjesë. Nuk është aspak e paudhë që një kryeministër, qoftë kur ka diçka që nuk shkon dhe kur ka një pjesë përgjegjësie, ai apo qeveria, të kërkojë ndjesë. 
Sigal