Vrumo në A-Show: Në Shqipëri ka sulm të mirëmenduar kundra lirive, BE nuk thotë të vërtetën në raportet e saj

483
Sigal

Në një intervistë për A-Show me gazetarin Adi Krasta, Gjergji Vrumo, Drejtori i Institutit për Demokracinë dhe Ndërmjetësimin, komento edhe vërtetësinë apo jo të raporteve të Bashkimit Evropian, mbi vende si Shqipëria. Vrumo tha se çuditërisht në këto raport shikohet shumë pak fjala regres.

‘Unë them që lufta vazhdon dhe duhet të vazhdojë.

Jemi 30 vite që gënjejmë veten, që tentojmë të fusim në sistem demokracinë, llogaridhënien, integrimin.

Dhe themi se nuk kemi asnjë alternativë tjetër.

Kam përshtypjen se sivjet kemi raporte më të gjata të progresit.

Janë dhënë detaje pa fund po nuk i është kushtuar fare rëndësi për të dhënë esencën, për të dhënë realitetin.

E kam dyshuar për herë të parë vjet.

Shqiptarët kanë shfaqur një dashuri të çmendur për Evropën.

99,.9 përqind e shqioptarëve qe e duan BE-në, kjo nuk është e shëndetësime, as për rrugëtimin tonë evropian.

Ne duhet ta nxisim veten, të dyshojmë dhe të mos rrëshkasim në teori konspirative.

Kam dyshimet e mia përsa i përket raporteve që vijnë nga ndërkombëtarët.

A ka të vërtetë në një pjesë të analizës së tyre.

Deri diku mund të thoja se mund ti kuptoj, por në thelb nuk i mirëkuptoj

Po përse do i bëhet vonë Bashkimit Evropian, se të plasën bombat ty, nëse stërkalat nuk i arrijnë BE-së.

Ndërkohë që ata kanë bombat e tyre për të zgjidhur.

Uën kam analizuar raportet e BE nga 2015 deri më 2020.

Fjala regres është përmendur vetëm dy herë.

Unë sivjet e kam marrë të mirëqenë, median, fjalën e lirë.

Mua zhvillimet në 12 muajt e fundit më flasin për një regres të qartë. Unë mendoj se është një regres i mirëmenduar.

Duket një sulm i mirëmenduar për lirinë e shprehjes, për të ofruar një realitet tjetër në vendimmarrje.

Për fat të keq këtë regres nuk e gjeta në raportet e BE-së. ‘