VKM për studentët, Presidenti Meta: Problemi zgjidhet me dialog jo provokues

576
Sigal

Prononcimi i Presidentit Meta në Korçë

Pyetje: Zoti President, vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave a mendoni se i kanë zgjidhur problemet e arsimit të lartë? Aq më tepër, protestat e studentëve?

Presidenti Meta: Besoj së është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji tepër e dobishme për t’i dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjatë problemeve të arsimit të lartë dhe të studentëve, në mënyrë të veçantë. Unë do të mbështesja çdo reflektim të sinqertë, të thelluar, të qëndrueshëm e konstruktiv në këtë drejtim.

Pyetje: Që do të thotë se është zgjidhur problemi, pra?

Presidenti Meta: Që do të thotë se problemi zgjidhet vetëm në këtë mënyrë. Pra, përmes një dialogu të sinqertë, jo provokues, jo ndarës, jo intimidues, dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe konstruktiv.

Pyetje: Zoti President, shqiptarët që jetojnë në diasporë dhe në vende të ndryshme të botës, kanë caktuar datën 28 për mbajtjen e një proteste. Ju, si garant i Kushtetutës, jeni informuar që Policia e Tiranës e ka refuzuar të drejtën për një protestë, ndërkohë që kjo është një e drejtë e përcaktuar dhe e garantuar nga Kushtetuta?

Presidenti Meta: Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj se një gjë e tillë të ketë ndodhur, por ja e zëmë, se një e tillë mund të ketë ndodhur, janë të ftuar të gjithë emigrantët të protestojnë në oborrin e Presidencës.