Viti i Skënderbeut, Papa Francesku mban sot Udiencë

523
Sigal

Papa Francesku do të mbajë sot një Udiencë me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Kjo ceremoni do të mbahet në Vatikan në orën 17:00.

Mësohet se në Udiencë do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të artit, kulturës e medias si edhe përfaqësues të arbëreshëve dhe komuniteteve të diasporës shqiptare nga SHBA dhe vende të tjera.