Gjykata Kushtetuese rrëzon PD për Territorialen: S’e pezullojmë

448
Sigal

TIRANE – Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të pezulluar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale, ndërsa është duke shqyrtuar kërkesën e dytë të opozitës, shpalljen antikushtetues të kësaj reforme.
 
Partia Demokratike zhvillon betejën e radhës me qeverinë në Gjykatën Kushtetuese, këtë herë për Territorialen.
 
Në këtë process gjyqësor opozita përfaqësohet nga juristi Ivi Kaso dhe deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani, ndërsa qeveria nga ministri i Shtetit për Cështjet Vendore Bledi Çuçi dhe deputetët Bashkim Fino e Armando Subashi.
 
Bojkoti, gjykatësit e Kushtetueses vunë në dyshim ligjshmërinë e kërkesave
Ndonëse vetë anëtarët e kësaj gjykate i kanë kërkuar përfaqsuesve të PD-së për ndalje të bojkotit, pasi në këtë mënyrë po vinin në dyshim edhe ligjshmërinë e kërkesave, jursitët e PD-së do të jenë sot në Gjykatë për të dhënë argumentat e tyre për pezullimin e kësaj reforme.

PD nuk u bë asnjëherë pjesë e komisionit për reformën
Partia Demokratike nuk morri pjesë në komisionin e reformës territoriale të drejtuar nga socialisti Bashkim Fino, pavarësisht thirrjeve dhe kërkesave të vazhdueshme të mazhorancës.

KQZ rrëzoi kërkesën e vendorëve për referendum
PD zgjodhi që oponencën me qeverinë  për këtë reformë ta zhvilloj në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ku me anë të referendumeve të njësive  administrative të djathta kërkoi shpalljen të paligjshme të hartës së re me 61 njësi vendore.

Megjithatë pas marrjes në shqyrtim të këtyre kërkesave, KQZ vendosi për rrëzimin e tyre për shkak se nuk i përmbaheshin afateve ligjore për zhvillimin e një referendumi.