Meta: Rilindja i ka pasur mundësitë të bëjë gjithçka për Shkodrën, në 14 maj janë të pashpresë, e gjithë Shqipëria do jetë Shkodër

Rilindja i ka pasur të gjitha mundësitë, për ato kompetenca që Rilindja ka pasur, që ka pasur të gjitha pushtetet të bëjë gjithçka për Shkodrën. Kush ja ka fajin Rilindjes që hoqi gjykatat nga Shkodra. Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Administrative kush ja ka fajin? Voltana Ademi apo Bardh Spahia? Kush ja ka fajin Rilindjes që i hoqi Drejtorinë e Arsimit Shkodrës? Si mund t’i hiqet Drejtoria e Arsimit Shkodrës, mund të ma shpjegosh këtë? Shkodra gjithmonë ka qenë qendër shumë e fuqishme e rëndësishme e arsimit në të gjitha kohërat. Si mundet? Nuk ka situatë më kritike më të rëndë për peshën, për rolin për vlerësimin e Shkodrës. Dhe kjo është e qëllimshme, është e programuar. Sepse duke asgjësuar të gjithë këto drejtori, dhe duke asgjësuar Shkodrën si qendër shumë të rëndësishme administrative, kuptohet që shumë intelektualë, shumë profesionistë do ikin nga Shkodra. Ose do ikin në emigrim, ose do të ikin në Tiranë ose diku tjetër. Natyrisht që kjo e dobëson këtë qytet të jashtëzakonshëm. Ata shpresojnë se kështu do të dobësojnë dhe rezistencën ndaj kësaj neo diktature. Por këto janë plane të pashpresa. Shkodra i ndëshkoi në ditën më të vështirë në 6 mars, në një ditë që ishte vërtetë një test kritik për demokracinë në Shqipëri, për opozitarizmin në Shqipëri. Shkodra e tregoi veten si një luaneshë e vërtetë, përballoi çdo lloj presioni edhe zgjodhi demokracinë edhe zgjodhi të vërtetën. Nuk e përkuli shpinën. Tani në 14 maj e gjithë Shqipëria do të jetë Shkodër. Tirana, Durrësi, Elbasani, Korça, Berati deri në Sarandë.

Sigal