Videot er.otike të McGonigal/ Berisha: Pse u frikësuan zonjat socialiste? Kjo është vetëakuzë!

103
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i qëndroi deklaratave të tij se disponon video erotike të Charles McGonigal me ministra të kabinetit dhe shtoi se do t’i dorëzojë në organet kompetente hetimore. 

Berisha reagoi pas akuzave të ministreve të kabinetit qeveritar, duke theksuar se janë frikësuar, ndërsa sjelljen e tyre e quajti vetëakuzë.

Sali Berisha për herë të tretë në Facebook:

Një akuzë, një denoncim i bërë McGonigalit ditën e premte në konferencë të shtypit, i paska futur frikën në palcë zonjave socialiste. Kjo është e pabesueshme, kjo është sikur si vetëakuzë. Edhe njëherë ju them, asnjë video e asnjë mesazh të videos erotike nuk do ta gjeni tek Sali Berisha, përveç rasti McGonigal, do të shkojnë të gjitha në drejtësi. Ose krijoni një komision dhe hajdeni ti shifni. Tani na presin qytetarët.