VIDEO/ Studentët të vendosur: Kryeministër kishe kohë të plotësoje kërkesat, tani…

442
Sigal

Studentët nga fakultete të ndryshme nga e gjithë Tirana, por edhe nga rrethet dhe Prishtina janë bashkuar para Kryeministrisë, ku kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata shprehen të vendosur për të mos ndalur protestat deri në plotësimin e të gjitha kërkesave dhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë.

“Protesta nuk do të ndalet deri në përmbushjen e kërkesave tona. Ne nuk duam të arsimohemi e të dalim jashtë, duam të qëndrojmë këtu, në Shqipërinë tonë, në vendin e shqiponjave.

Ne do të qëndrojmë përkundër ministrave sharlatanë”, – tha Klajdi Bello.

Një tjetër student u shpreh: “Ne nuk largohemi nga ky vend, nuk ia lëmë vendin asnjë partie të korruptuar. Edi Rama kishte kohë të reflektonte dhe të plotësonte kërkesat, por nuk e bëri. Ne nuk ndalemi pa u plotësuar kërkesat tona”.

Ndërkohë edhe një grup nga Prishtina është bashkuar me studentët në Tiranë, pas marrëveshjes së firmosur një natë më parë për mbështetje të ndërsjellë.

Një prej këtyre studentëve u shpreh: “Ne jemi një grup studentësh nga Universiteti i Prishtinës. Studentët kanë gjithmonë të drejt. Revolucionet janë bërë nga studentët. Ne jemi me ju mos u dorëzoni”.