VIDEO/ Kreu i PD Gjirokastër, Dasho Aliko, denoncon dhunimin e selisë

315
Sigal

Dyert e selisë së PD në Gjirokastër, janë shkallmuar nga mbështetësit e Bashës.

Kreu aktual i PD në Gjirokastër, Dasho Aliko, ka dalë me një deklaratë urgjente për mediat për të denoncuar atë veprim vandal sipas tij, që ka ndodhur mesditën e sotme në këtë seli.

I deleguari i kryesisë së PD për Qarkun e Gjirokastrës, Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me një pjesë të strukturave vendore të PD në Gjirokastër, takim ky i organizuar në ambjentet e brendshme të selisë së demokratëve në Gjirokastër.

Sipas deklaratës së bërë publike nga kryetari i PD në Gjirokastër, Dasho Aliko, nje grup personash kane shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave.

Ky është një akt vandal që nuk i shërben demokratëve-është shprehur Aliko, i cili u ka bërë thirrje për pjesmarrjen e gjithë demokratëve në procesin e ristrukturimit dhe rizgjedhjeve në forumet e PD.

Pas kesaj drejtuesit e PD jane marre me riparimin dëmeve te shkaktuara.