VIDEO/ Fokusi ynë rritja e pagës minimale dhe lehtësira për biznesin prodhues

206
Sigal

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër, Prof.Dr. Tritan Shehu, ka kontaktuar me bizneset prodhuese të konfeksioneve dhe paketimit në qytetin e Përmetit.

Në fokusin e tij, zoti Shehu është ndalur tek politikat lehtësuese që ka në programin e saj PD për biznesin prodhues. Ulja e taksave do të stimulojë hapjen e vendeve të reja të punës aq më tepër tek biznese në qytetet ku punësimi është një barrë e madhe sociale.

Në programin e saj qeveria e ardhshme e pas 25 prillit, ka prioritet, ngritjen e nivelit të pagës minimale në të paktën 36 mijë lek të rinj. Kjo pagë do të rriste vlerën e saj në kushtet kur do të ndërmerreshin politika të tjera lehtësuese në uljen e cmimit të naftës, të energjisë elektrike dhe të shumë taksave të tjera që i’u zë frymën biznesit prodhues-është shprehur zoti Shehu.

Zoti Shehu në takimet e Përmetit, shoqërohej edhe nga kandidatja për deputete e këtij qyteti mjekja pediatre Joana Qirollari.