Vetëm 48 % e paketës së  ndihmave që qeveria do jepte, ka shkuar në duart e qytetarëve 

190
Sigal

/Gazeta TELEGRAF 

OPEN DATA: 2 paketa të Garanci Sovrane për Kreditim të Bizneseve të Prekura nga Pasojat e Pandemisë Covid 19

Open Data Albania po hulumton mbi një kategori të re të detyrimeve kontigjente të shtetit shqiptar, siç janë 2 paketa të Garanci Sovrane për Kreditim të Bizneseve të Prekura nga Pasojat e Pandemisë Covid 19. Nëpërmjet miratimit të disa akteve ligjore në vitin 2020, Qeveria ka miratuar linjën e garancisë shtetërore në vlerë total 26 miliardë Lekë rreth 211 milionë Euro, të detajuar në Garanci Sovrane paketa 1 dhe Paketa 2. http://ndiqparate.al/2021/07/26/levrimi-dhe-vlera-mbi-garanci-sovrane-mbeshtetje-per-bizneset-pas-pasojave-covid19/

“Këto dy garanci përbëjnë 30% të borxhit të garantuar shtetëror ose 2.1 % të borxhi public. Këto detyrime të mundshme të garancisë shtetërore nuk janë kosto borxhi aktualisht, por nëse do të shikonim çfarë peshë zënë ndaj totalit të borxhit që shteti ynë ka akumuluar”

“Sipas për Zbatimin e Buxhetit 2020, konstatohet se bizneset në këtë sektorë kanë përfituar 38% të shumës së disbursuar nga të dy garancitë.”

Paketa e Parë Parashikon Kredidhënie me Garanci Shtetërore për Bizneset në vështirësi për të mundësuar pagat e të punësuarve. Kjo garanci sovrane u bë e mundur me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 277/2020 e ndryshuar nga VKM 370. Vlera e miratuar është 11 miliardë Lekë. Deri tani kjo paketë është Lëvruar (aktivizuar) në masën rreth 48 %, në vlerë 5.33 miliard. Për Paketën e Parë të Garancisë Sovrane Shteti përmes Ministrisë së Financave garanton 100% principalin e huasë në rast mos shlyerje nga biznesi. Gjithashtu merr përsipër të ti rimburësojë interesat e huave që do të trajtohen në Marrëveshje Garancie. Nëse ndodhemi në situatën ku X huamarrës nuk ka shlyer huanë sipas termave të kontratës, atëherë Banka huadhënëse pas ezaurimit të periudhës 120 ditore për rikuperimin e kredisë, ka të drejtë ti drejtojë MFE-së kërkesën për pagesë që të shlyhet nga buxheti i shtetit. Pas marrjes së kërkesë dhe verifikimit të saj në përputhje me termat e Marrëveshjes së Huasë, MFE autorizon transfertën e pagesës brenda 15 ditëve pune nga marrja e kërkesës. Pra nëpërmjet këtij ilustrimi shpjegohet se shuma e garantuar prej 5.33 miliardë lekësh janë detyrime të mundshme për shtetin shqiptar. Krahas kësaj shumë, kosto të mundshme shtesë për buxhetin e shtetit mund të rezultojnë nga interesat e huave dhe penalitetet për kamatëvonesa, por këto deri në momentin e ndodhjes së detyrimit, nuk llogariten si borxh dhe kosto reale për Financat Publike.

Paketa e dytë garanton me vlerën deri 15 miliard lekë huadhënien për Shoqëri biznesi që kanë nevojën për kapital qarkullues dhe investime. Afati për aplikim për këtë kredi me garanci sovrane u shty deri në fund qershor 2021. Deri Korrik 2021 kjo lloj kredie është lëvruar me 8.33 miliard lek, masa 56% e planifikimit. Sipas Marrëveshjes së Garancisë Sovrane II, MFE garanton 60% të principalit të Huasë, ndërkohë nuk merr përsipër garantimin e interesave, kamatëvonesave, penaliteteve apo çdo lloj detyrimi tjetër monetar, që mund të burojë nga Huatë që Banka do t’u lëvrojë Bizneseve, kjo ndryshe nga garancia e parë. Afati i huasë nuk duhet të tejkalojë 5 vite.

Marrëveshja e Garancive nuk përbën detyrim të drejtpërdrejtë për shtetin, por përfaqëson një detyrim të mundshëm të tij. Në rast se bizneset nuk paguajnë kredi sipas kushteve dhe afateve është shteti ai që u përgjigjet Bankave Kredituese dhe paguan detyrimet e pa shlyera.

Nëse konsiderojmë vetëm kostot e identifikuara nga detyrimet e mundshme, në total garancia e parë dhe Garancia e dytë, pra 26 miliardë lekë, atëherë mund të themi se këto kosto nëse materializohen do të ishin sa 93% e shpenzimeve të buxhetit të shtetit të alokuar për Fondin e Rindërtimit për këtë vit, apo sa 21 % e shpenzimeve kapitale sipas planit origjinal për vitin 2021.

Këto detyrime të mundshme të garancisë shtetërore nuk janë kosto borxhi aktualisht, por nëse do të shikonim çfarë peshë zënë ndaj totalit të borxhit që shteti ynë ka akumuluar, shikojmë se këto dy garanci përbëjnë 30% të borxhit të garantuar shtetëror ose 2.1 % të borxhi publik.  Gjithashtu nëse detyrimet e mundshme që rrjedhin nga garancitë sovrane i shohim në terma të Prodhimit të Brendshëm bruto konstatohet një detyrim sa 1.7% e PBB-së për 2021.

“Ministria e Financave nuk ka publikuar emrat e bizneseve përfituese të Garancisë Sovrane. I vetmi detaj që zbardhet është vlera sipas bankës të nivelit të dytë të cilës i është miratuar garantimi i shumës në kreditim”

Ministria e Financave nuk ka publikuar emrate bizneseve përfituese të Garancisë Sovrane. I vetmi detaj që zbardhet është vlera sipas bankës të nivelit të dytë të cilës i është miratuar garantimi i shumës në kreditim. Konkretisht është Raiffeisen Bank me vlerën më të lartë të kredive të akorduara me garanci shtetërore në favor të bizneseve. Për kreditim përmes kësaj Banke është miratuar 22.3% e fondeve të garantuara, ose 5.8 miliardë lekë për tu disbursuar si hua të garantuar nga sheti, përkatësisht 1.9 miliardë nga Garancia I dhe 3.9 miliardë lekë nga Garancia II.

Banka e dytë sipas shumës më të lartë të garantuar për huadhënie është Banka Credins, e cila përbën 13.5% të totalit të shumë së garantuar, apo 3.5 miliardë lekë në total nga dy garancitë. Vijojmë me Banken OTP Albania me 12.7% të totalit të huave të garantuara, me BKT me 10% të totalit. Ndërsa pjesa tjetër e bankave, pra për tetë të tilla, përbëjnë pjesën tjetër të shumës së garantuar për huadhënie tek bizneset, peshat përkatëse vijojnë në 10% të totalit.

Sipas Raportit të MFE për Zbatimin e Buxhetit 2020, konstatohet se sektori që ka përfituar mbështetje më tepër nga ky instrument rezulton Tregtia, pra bizneset në këtë sektorë kanë përfituar 38% të shumës së disbursuar nga të dy garancitë. Ndiqet nga sektori i Prodhimit me 24% të shumës së disbursuar, sektori i Shërbimit me 18%, sektori i Ndërtimit me 12%, dhe sektori që ka kërkuar më pak mbështetje rezulton sektori i shëndetsisë me 3% të shumës totale të disbursuar dhe kjo vetëm nga garancia e parë.

Për një informacion më të detajuar mbi analizën dhe llogaritjet aksesoni materialin në excel që shoqëron këtë artikull. http://ndiqparate.al/2021/07/26/levrimi-dhe-vlera-mbi-garanci-sovrane-mbeshtetje-per-bizneset-pas-pasojave-covid19/

Gjithashtu për të ndjekur pagesat  e shtetit në favor të bankave të nivelit të dytë, të cilat kanë filluar të ekzekutohen, sidomos nga garancia e parë (GS I), si pagesa interesi, aksesoni të Open Data Albania, Rubrika Thesari. Deri në fund të 2020, shteti shqiptar ka paguar rreth 37.5 milionë lekë si interesa që rrjedhin nga GS I, shpenzime të kategorizuar si Shërbime Borxhi.