Qeveria “zgjidh qesen” për superpagat e SPAK – 2022-2025

303

Publikohen tavanet buxhetore, 15 milionë dollarë rroga, sigurime e shërbime

Sigal

Qeveria nuk do t’i kursejë fondet për SPAK 3 vitet e ardhshme, duke e bërë atë një prej institucioneve me buxhetin më të lartë në raport me numrin e stafit në gjithë administratën publike. 20 prokurorët e posaçëm, bashkë me 60 oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe stafin administrative, do të kenë në dispozicion rreth 15 milionë dollarë për paga e shërbime mbështetëse për tre vitet e ardhshme. Të dhënat janë bërë publike në tabelën e tavaneve përfundimtare   të shpenzimeve  të  programit  buxhetor  afatmesëm 2022–2024,  i sapo publikuar nga Këshilli i Ministrave. Sa për të sjellë një shembull, buxheti I Presidencës për tre vitet e ardhshme do të jetë sa gjysma e atij të SPAK, rreth 7 milionë dollarë.

Nga tabelat e parashikimeve buxhetore rezulton se në vitin 2022 Këshilli I Ministrave ka parashikuar një total prej 488 milionë lekësh, afërisht 4.8 milionë dollarë për llogari të SPAK. Në vitin 2023 buxheti për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion parashikohet në 508 milionë lekë, afërisht 5 milionë dollarë, ndërkohë që në 2025 pritet të rritet në 525 milionë lekë, afërsisht 5.2 milionë dollarë.

Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve I detyrohet pagave shumë të larta që përfitojnë prokurorët e SPAK, të cilët pritet të arrijnë në 20 vitin e ardhshëm. Vitin e shkuar atë përfituan një rritje prej 60% mbi pagën e magjistratit për shkak të vështirësive në punë, duke u bërë zyrtarët më të paguar në administratën publike.