Pasë deklaratave të Kryeministrit Rama ku tha se, “Policia e Shtetit do të ristrukturohet shumë shpejt”, ka reaguar dhe gazetari i njohur Ylli Dylgjeri. Me anë të një postimi të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, Dylgjeri thotë së, “Një strukturë e droguar nuk mund të ristrukturohet”.
“Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme tashmë ia kanë marrë me kohë shpirtin trafiqet dhe tenderat. Ja kanë marrë shpirtin drejtuesit e paaftë, ja ka marrë shpirtin “fryma Tahiri”, “pordhët Lleshi”, dhe “injoranca Veliu”.”,- shprehet më tej Dylgjeri.
Reagimi i tij i plotë:
Një strukturë e droguar nuk mund të ristrukturohet
Kryeministri Edi Rama u shpreh për Euroneës Albania se “Policia e Shtetit ka një nevojë të madhe sa i përket teknologjisë…dhe se ristrukturimi i saj do të ndodhë më shpejt nga çfarë ishte planifikuar!”
Kjo është farsa e rradhës e Kryeministrit të lodhur.
Kjo është serisht një genjeshter. Policia e shtetit po tregohet si nga monitoruesit e huaj ashtu edhe nga publiku se është një kabanon i kontaminuar nga infeksionet e politikes së ditës. Dhe si nje kabanon i tillë duhet groposur për të ngordhur infeksionin. Çdo ditë lajme, ngjarje, krime, dështime dhe ndalime nga rradhët e saj. Drejtimi i Policise ka dështuar në format. Ministra të inkriminuar, Drejtor të akuzuar e të ndaluar, policë të pezulluar e të larguar në drejtim të paditur. Një Ministri që i ka humbur Statusi i Nëpunësit Civil duke u kthyer në Ministripolitike, me nepotizëm e kushërinj. Askush nuk beson më se mund të ribëhet nga ato që e sollën në këtë ditë. Edhe pse trumbetuan Vettingun në rradhët e policisë sërisht deshtim. Pas Vetingut ndodhën arrestime siç qe rasti i “Operacionit Shpirti”. Por, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme tashmë ia kanë marrë me kohë shpirtin trafiqet dhe tenderat. Ja kanë marrë shpirtin drejtuesit e paaftë, ja ka marrë shpirtin “fryma Tahiri”, “pordhët Lleshi”, dhe “injoranca Veliu” .
Ndaj asnjë besim se do të kemi një ristrukturim në aspektin organizativ, në drejtim, dhe në burimet njërzore. Mendësia e çimentuar në vitet e Rilindjes do të pjellë vetëm kriza të reja.Një strukturë e droguar në rrënjë do rrisë vetëm canabis.
Njerëz bëhuni vigjilent! Radarët janë fikur.