Dr.Halim Kosova: 4 Korriku dita e mirënjohjes së përjetshme për popullin amerikan dhe SHBA

266
Sigal

Çdo vit 4 Korriku shënon edhe festën e pavarsisë së Shteteve të  Bashkuara të Amerikës. Ky 4 Korrik është dhe një vit jubilar pasi shënon 245-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së SHBA nga Britania e Madhe. Pikërisht shumë personalitete dhe figura të shquara, intelektualë brenda dhe jashtë vendit , miq dhe dashamirës të SHBA-së urojnë në këtë ditë të veçantë mikun e lirisë dhe demokracisë, sikurse janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dr. Halim Kosova, personalitet i padiskutueshëm i jetës intelektuale, qytetare dhe shoqërore në Shqipëri, Doktori me vlera dhe humanizëm të rrallë ka zgjedhur që urim special, përmes një videoklipi ku shpaloset puna dhe mbështetja e SHBA, USAID dhe ambasadës amerikane për maternitetin e Tiranës, “ Mbretëresha Geraldinë”. Dr. Kosova ka qenë për një periudhë të gjatë si mjek por edhe drejtuesi më i suksesshëm  i Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë”.

Për të shpalosur vlerat, mirënjohjen dhe respektin ndaj USAID dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dr Kosova tregon se si ishte katandisur materniteti në kohën kur ai e mori si drejtues dhe se si u transformua i gjithë ky institucion falë mbështetjes së madhe financiare dhe morale që i dhanë pikërisht këto dy institucione që në fund të fundit shprehin gadishimërinë për të mbështetur gjënë më të vëçantë, një institucion nga ku “Lind Jeta” dhe e ardhmja e një kombi.

Ja videoklipi që tregon  gjendjen e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, si ishin sallat e lindjes , ambientet ku studionin mjekët që kryenin praktikat, që më pas do i shërbenin qytetarëve sapo të mbaronin  këto praktika mësimore dhe  ndyshimin thelbësor që pësoi ky institucion. Një falenderim special Dr. Halim Kosova në këtë videoklip shpreh edhe për personalitet e larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë vizituar këtë maternitet, sikurse është edhe Laura Bush, bashkëshortja Presidentit Xhorxh W. Bush  gjatë vizitës   historike në 2007-ën në Tiranë. Zoti e bekoftë Amerikën!