Aksident me motor në Lushnjë, lëndohet 24-vjeçari

191
Sigal

Një aksident me motor ka ndodhur në fshatin Kamçisht të Lushnjes. Raportohet se K. Ll., 22 vjeç, banues në Zhym, duke drejtuar motorin tip “Dayang” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri që kishte me vete, R. S., 24 vjeç, banues në Gjazë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 17:00, në fshatin Kamçisht, shtetasi K. Ll., 22 vjeç, banues në Zhym, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet, shtetasi R. S., 24 vjeç, banues në Gjazë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i motomjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.