Momenti kur makina fluturon në ajër drejtuesin e motorit (VIDEO)

246
Sigal

Sot rreth orës 12:00 në Pejë ka ndodhur një aksident rrugor, ku si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person.

Në videon e publikuar nga aksidenti, shihet teksa vetura ka goditur një motoçiklist në Pejë. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Lubeniq të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motor, si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor, për shkak të lëndimeve sipas ekipit mjekësor i njëjti është dërguar në QKUK”, ka thënë Rugova.