Akademiku shqiptaro-britanik, Gëzim Alpion nderohet me “Medaljen Nënë Tereza”

105
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ditën e martë, më 27 korrik, 2021, studiuesit shqiptaro-britanik GëzimAlpion, sociolog në Universitetin e Birminghamit në Angli dhe biograf i njohur ndërkombëtarisht i jetës dhe veprimtarisë së NënëTerezës, i është akorduar “Medalja Nënë Tereza”nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z.Ilir Meta me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar akademik në studimin thelbësor të jetës dhe aktivitetit si dhe promovimin e Shën NënëTerezës, duke e lartësuar modelin unik të vlerës së saj kombëtare shqiptare në mbarë botën. I vlerësuar nga kritika botërore si studiuesi më autoritar në gjuhën angleze i Shën Nënë Terezës dhe si një ndër njohësit më inteligjent dhe më të mprehtë të cultures shqiptare”.Në njoftimin me këtë rast thuhet se, Sipas dekretit No. 13163 të datës 14 Korrik 2021, dekorimi është pra, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për kontributin e çmuar akademik të ProfesoritAlpion,në studimin thelbësor të jetës dhe aktivitetit, si dhe promovimin e Shën NënëTerezës duke e lartësuar nivelin unik të vlerës së saj kombëtare shqiptare në mbarë botën. Z. Alpion, thuhet më tej në dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë: “Është vlerësuar nga kritika botërore si studiuesi më autoritar në gjuhën angleze i Shën Nënë Terezës dhe si një ndër njohësit më inteligjentë dhe më të mprehtë të kulturës shqiptare.”

Siç dihet, ‘MedaljaNënë Tereza’ është një nga çmimet më të larta që akordohet nga Presidenti i Shqipërisë. Sa për të pasur një ide dhe për informacion të lexuesit, disa nga personalitetet e huaja dhe shqiptare që janë nderuar me këtë çmim të Republikës së Shqipërisë, ndë vite, përfshijnë Kryeministrin e Italisë Massimo D’Alema, Presidentin e Kroacisë Stjepan Mesić, Presidentin e Lituanisë Valdas Adamkus, Presidentin e Kosovës Behgjet Pacolli, Mary Jean Eisenhoëer, Kryetare e Programit ‘People to People International’ (PTPI), ikrijuar në vitin 1956 nga gjyshi I sajPresidenti Dëight D. Eisenhoëer, dhe ish-Senatori amerikan, Sam Broënback, Ambasadori i SHBA për Lirinë Ndërkombëtare Fetare.

Në njoftimin për media për dekorimin e Profesorit GëzimAlpion me “MedaljenNënë Tereza”, thuhet se kjo është hera e dytë që Profesori shqiptaro-britanik Gëzim Alpion nderohet në Shqipëri. Nëvitin 2019, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i akordoi Z. Alpion çmimin, “Ambasador i Kombit”.Libri më I ri I Profesorit Alpion titullohet “Mother Teresa — The Saint and her Nation”, ose “Nënë Tereza – Shenjtëresha dhe Kombi i Saj”,botuar një vit më parë nga shtëpia botuese britanike “Bloomsbury”.Frank Shkreli: Nënë Tereza- Shenjtëresha dhe kombi i saj i autorit Dr. GëzimAlpion | Gazeta Telegraf — Ky libër është I pari i këtij lloji, në anglisht, që e trajton Nënë Terezën në kontekstin e rrënjëve të saja etno-shpirtërore, duke e shikuar misionin dhe thirrjen e saj fetare prej murgeshe, si një pasqyrim i historisë së trazuar të popullit shqiptar gjatë dymijë vjetëve të kaluara. Dr. Alpion sugjeron, në librin e tij, “Nënë Tereza – Shenjtëresha dhe Kombi i Saj”, se ekziston nevoja për studime që të pasqyrohet roli vendimtar i fesë, gjatë shekujve, në përcaktimin e identitetit kombëtar, por edhe roli fetar në justifikimin e aneksimeve territoriale të rajonit të Ballkanit.Dekorimi i Akademikut shqiptaro-britanik: Profesorit GëzimAlpion nga Presidenti i Repiublikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta është një nder për të dhe për punën e tij prej akademiku – i cili duke e paraqitur NënëTerezën në konteksin e rrënjëve të saja etno-shpirtërore i paraqet, njëkohësisht, botës një frymë të njomë, më fisnike dhe më frytdhënëse, se ato për të cilat fatkeqësisht na njeh bota si shqiptarë, për arsye të historisë tonë të shekullit të kaluar, por edhe më mbrapa.

Prof. Gëzim Alpion — duke u folur të huajve dhe duke shkruar për Nënë Terezën në gjuhën e tyre — ai po bën një shërbim të madh për t’i kujtuar botës anglisht-folëse, traditat dhe zakonet tona shekullore, të cilat mund të jenë ndryshkur gjatë shekujve, duke zbuluar kështu –sidomos për të huajt, por edhe për shqiptarët –bukurinë që fshihet në thellësitë shpirtëroer edhe stërgjyshore të Kombit shqiptar, ashtu siç pasqyrohen edhe nga jeta dhe veprimtaria e Shën Nënë Terezës. Urime Prof. Dr. GëzimAlpion. Një dekoratë e merituar!

Kush është Prof Dr. Gëzim Alpion: Profesori Alpion është arsimuar në Universitetin e Kajros dhe në Universitetin Durham, ndërsa ka ligjëruar në universitetet britanike, Huddersfield, Sheffield Hallam dhe Neëman, para se të emërohej në vitin 2002 në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin Birmingham. Prej aty, në vitin 2010, ai kaloi në Departamentin e Shkencave Politike dhe Studimeve Ndërkombëtare dhe në vitin 2016, ai iu bashkua Departamentit të Politikave Sociale, Sociologjisë dhe Kriminologjisë, po në Universitetin e Birminghamit. Specializimet e Profesorit GëzimAlpion janë në disa fusha akademike, përfshirë sociologjinë e fesë, nacionalizmin, famën, racën, median, filmin dhe autorësinë. Mbi të gjitha, Dr. Alpion konsiderohet si autori më i njohur, në gjuhën anglisht, i jetës dhe i veprimtarisë së Shën NënëTerezës dhe është, njëkohësisht, edhe themeluesi i “Studimeve mbi NënëTerezën”.