‘Venecia’/ Zëdhënësi Blushi: Nuk rrjedhim raporte, Meta ka zbatuar vetëm Kushtetutën

275
Sigal

Tedi Blushi, në cilësinë e zëdhënësit të Presidentit të Republikës, në një komunikim të fundit, duke iu rikthyer edhe njëherë konferencës së mbajtur nga Meta me gazetarët, thekson se ‘Për Presidentin Meta, Kushtetuta është e paprekshme dhe ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.’.

Po kështu thekson mesazhin se: “Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.’

‘Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016.

Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato.

Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.

I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike.

Për Presidentin Meta, Kushtetuta është e paprekshme dhe ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.’