Vendimi për karantinimin e emigrantëve nga Greqia/ Kreu i KQZ, Celibashi: Kërkesën do t’ia përcjell Ministrisë së Shëndetësisë

169
Sigal

Duket se vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve që detyron emigrantët shqiptarë që vijnë nga Greqia të karantinohen për dy javë do të mbetet në fuqi pavarësisht ankesave të shumta kundër vendimit.

Presidenti i Republikës, Partia Demokratike dhe zyra e Avokatit të Popullit kanë kërkuar që vendimi të shfuqizohet pasi cenon të drejtën kushtetuese të votës.

Kërkesa e opozitës është depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i saj, Ilirjan Celibashi deklaroi pasditen e sotme se KQZ nuk mund të shqyrtojë një kërkesë të tillë.

“Çështja në fjalë është jashtë kompetencës sime. Është kompetencë e Ministrit të Shëndetësisë. Këtë kërkesë do t’ja përcjell menjëherë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale”, tha Celibashi.