Rama fyen qytetarët dhe opozitën: Derra, shpellarë…

174
Sigal

Në fjalimin e sotëm të Edi Ramës në Durrës, sulmet ndaj liderëve të opozitës u kthyen dhe në sulme ndaj qytetarëve që votojnë alternativën opozitare.

“Derrat dhe lopët në 25 prill i keni te kutia e votimit, votoni 12 që derrat si dinozaur dhe lopët si krokodilë të mos ju dalin më përpara”,- tha Rama.

Më herët, teksa komentoi deklaratat e Xhelal Meziut, ai ju drejtua opozitarëve me termin shpellarë.

“Ndjesa e këtij trogloditi (shpellarit) nuk vlen asnjë grosh! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale, ndërsa kjo soj politike duhet të jetë subjekt i Drejtësisë Popullore në 25 prill!”,- tha Edi Rama në Facebook, pasi Xhelal Meziu kërkoi ndjesë për deklaratën që kishte bërë një ditë më parë.

Deklaratat e kreut të qeverisë ndaj opozitës dhe votuesve të saj,  pavarësisht gjuhës në dukje të kujdesshme, janë fyerje dhe hyjë në ato qëndrime që nxisin tensione.