Vojo Bregu: Rama pret mbështetje nga Vuçiç dhe Zaev, patriotët dergjen burgjeve

187
Sigal

Koordinatori politik i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu, njëherësh edhe kandidat për deputet, thotë se në një kohë që shqiptarët dergjen burgjeve, kryeministri Edi Rama, pret mbështetje zgjedhore nga Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe nga kryeministris i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Qëndrimi i Bregut vjen pas një shkrimi nga shqiptari Demë Shehu, i burgosur politik. ”Ndërkohë që Rama pret mbështetje zgjedhore nga miqtë e tij të minishengenit Vuçiç dhe Zaev, patriotët dergjen burgjeve. E falenderoj Demën dhe i them se një Shqipëri më e mirë po vjen, për shqiptarët në secilën anë të kufirit”,-shkruan Vojo Bregu në faqen e tij zyrtare Facebook.