Veliaj: Balkan Film Market në Tiranë, risi me profesionistë të fushës

U mbajt në Tiranë Edicioni i 7-të i Balkan Film Market nga data 13 deri më 17 dhjetor. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha më herët se ky edicion mblodhi së bashku profesionistë të fushës audio-vizuale nga vendet e Ballkanit dhe nga e gjithë Europa, duke mundësuar shkëmbimin e ideve, nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimeve dhe duke inkurajuar prodhime të reja filmike. Nga 13 dhjetori, u zhvilluan një seri panelesh, që synuan jo vetëm të hedhin dritë mbi situatën e kinematografisë kontemporane ballkanike, por edhe të jepnin zgjidhje e të inkurajojnë një hop madhor në bashkëprodhime rajonale, edhe me ato evropiane. Të gjitha aktivitetet u mbajtën në ambientet e Piramidës, ku aspirantët për të nisur punën për filmin e tyre të parë, të përzgjedhur paraprakisht në bazë të aplikimeve të realizuara përgjatë dy muajve të fundit, punuan individualisht me mentorë të huaj për të zhvilluar skenarin me të cilin përfaqësohen. Ky edicion i shtatë kishte si synim krijimin e urave komunikuese mes industrive kinematografike.

 

NOA