Ilir Gëdeshi:Po rritet shumë shpejt migrimi i mjekëve shqiptarë drejt Gjermanisë

261
Sigal

Vërehet me shqetësim që jashtë vendit po ikin fëmijët e elitës intelektuale të vendit. Problematik është fakti që 94% e tyre nuk dëshiron të kthehet në Shqipëri. Kjo është një humbje e madhe për vendin, sepse kapitali më i kualifikuar human, elita e studentëve shqiptarë nuk duan të kontribuojnë më në Shqipëri.

Po rritet shumë shpejt migrimi i mjekëve shqiptarë drejt Gjermanisë. Numr ii mjekëve për 100 mijë banorë do të vijë duke u ulur duke shkaktuar probleme me popullatën sa i përket shërbimit shëndetësor. Kjo do të provokojë largime të tjera të popullatës në mungesë të një shërbimi mjekësor cilësor.