Bashkim Zahaj: Ju kujtohet teatri ?

Ju kujtohet? Ju kujtohet teatri kur mbushej holli ngadalë në dimër me aromë palltosh të lagështa që dorzoheshin te zonja e garderobës e ashtu si nën zë salutoheshim me njëri-tjetrin? Shtrengonim duart e prezantonim partnerin mes artistësh duke hedhur romuze gjithë delikatesë? Ju kujtohet? Po nën zë përmendnim emrat e artistëve të natës, që ishin sebepi i ardhjes sonë? Sa bukur. Ashtu në pëshpërima hynim në sallën vishnje në gjys errësirë për të gjetur radhën dhe karrigen fatlume që na priste.

-Këtej zotri- përlutej punonjësja e sallës me një elektrik dore.

NOA

Ju kujtohet? Ju kujtohet rradha shtatë? Radha e artistëve të ftuar, se si zgjateshim t’i shikonim me admirim e kureshtje ‘? Të mëdhenjtë. Të magjishmit që na bënin të endërronim, ju kujtohet?

Po kur fikeshin dritat ngadale? Oh, kur fikeshin dritat! Magjia kishte zbrit në tokë. Sipari, perdja e rëndë kadife hapej ngadalë dhe…. jo s’ka mundësi…. në skenë binte borë, po po dëborë. Ju kujtohet

koha kur gruaja ju shtrëngonte më tepër në krah e thoshte ngadalë “filloi”…e ti ndjeje aromën e frymës si të vinte nga thellësia e skenës

O zot! Ju kujtohet? Ju kujtohet besoj kur skena rrotullohej e shfaqeshin aktorët në një reze drite hyjnore si prej vetë zotit e kur në sfond dëgjohej flauti….?

Eh! Teatri.

Ju kujtohet? Teatri që quhet teatër? Jo kopja. Teatri i vërtetë, ku aktori në fund qante a djersinte mes tufës me lule që i jepte publiku, teatri ku regjisori e stafi përuleshin deri përtokë, teatri që s’kish fund duartrokitja deri sa salla boshatisej dhe u ktheheshim po prap palltove të lagështa te sporteli. Ju kujtohet?

Ju kujtohet kur hapeshin dyert e jashtë binte borë e prej dere dilte një shtëllungë avulli a ndjenjë e një mrekullie, që e krijonte vetëm teatri. Teatri i vërtetë, ai origjinali. Teatri.

Ju kujtohet?