Gjermania: Duam opozitë të fortë, Kuvendi kontrollor i qeverisë

40
Sigal

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner në një dalje televizive komentoi edhe mbi ngjarjet e fundit të ndodhura në politikën shqiptare, ku prej javësh, seancat parlamentare kanë përfunduar në kaos për shkak të aksionit opozitar. “Roli i partive, i Parlamentit si kontrollues i Qeverisë është shumë i rëndësishëm. Duam të shohim një opozitë të fortë që mund ta luajë këtë rol dhe të jetë kundërpeshë për Qeverinë. Veçanërisht duhet një opozitë konstruktive, që mund të japë alternativa ndaj qëndrimeve të Qeverisë aty ku është e nevojshme, nëse ka probleme të tjera që duhen trajtuar në kuadër të qeverisjes. Pra, të luajë rol konstruktiv. Kjo është ajo që duam të shohim. Ne si Qeveri gjermane natyrisht nuk do të ndërhyjmë në politikën shqiptare. Ne përkrahim demokracinë dhe duam që qytetarët dhe politikanët shqiptarë të marrin përgjegjësinë. Do të ishte më mirë nëse opozita do të ishte e fortë, që të ishte një kundërpeshë e vërtetë. Mendoj se kjo do të ishte mirë edhe për Qeverinë”, -tha për Inside Albania Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner.