Vasili: Sqarim për të gjithë të verbuarit nga servilizmi!

410
Sigal

Përmes një postimi në facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj sulmeve të qeverisë, e cila pretendon se opozita nuk ka ndihmuar në situatën me koronavirusin.

Vasili ka sjellë në vëmendje deklaratat që LSI ka bërë për koronavirusin që në muajin shkurt.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook

Gadishmeria jone eshte refuzuar nga Edi Rama dhe çdo pergjegjesi bie vetem mbi te!

Sqarim per te gjithe te verbuarit nga servilizmi.

Qe ne 22 shkurt 2020 publikisht, ne Konference Shtypi nga selia e LSI, ne nje kohe kur ne Shqiperi nuk kishte asnje rast me coronavirus,
kam shprehur gadishmerine time personale per te dhene kontribut per perballimin e pandemise.

Por kjo gadishmeri eshte refuzuar nga nje qeveri e shurdher, aprofesionale dhe arrogante.

Megjithate propozimet tona kane vazhduar,ato kane qene thellesisht profesonale, kane qene pa fund dhe ne se do te degjoheshin do te kishim nje administrim krejt tjeter te pandemise, plotesisht profesional dhe efikas, ne te mire te shendetit te qytetareve dhe te ekonomise se vendit.

Ne respekt te fakteve dhe te se vertetes po ju risjell deklarimin publik publik te dates 22 shkurt 2020 :

“Vullneti i të gjithë njerëzve të shëndetit publik përfshirë personalisht dhe mua si të interesuar meqë kam dhënë kontribute jo të vogla në këtë fushë do të jetë gjithmonë i gatshëm për të kontribuar për një gjë që ka të bëj me të mirën e shqiptarëve dhe sot është koha për të drejtuar gishtin nga epidemia dhe jo për të drejtuar gishtin nga njëri tjetri pasi na duhet që ta kalojmë pa asnjë problem sikurse më shumë sukses kemi bërë dhe në të shkuarën “.