Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një shënim në facebook, duke komentuar sulmin e fundit të Ramës ndaj drejtuesve të Kosovës duke i dalë në mbrojtje Serbisë, shkruan se ndërsa Shqipëria po digjet nga zjarret, kryeministri spërdridhet me Minishengenin.
Një herë në një fshat në një familje vdiq burri i shtëpisë.E shoqja kish qëlluar shume e lehtë nga mendja dhe burrin e kish pasur si barrë në kurriz dhe nuk e donte.
“Hajde moj shoqe më qani burrin se unë do të vete në dasëm”!
Pikërisht si kjo gruaja në fshat e bëri edhe Edi Rama në këto ditë të rënda.
Shqipëria është pllakosur nga zjarret dhe të gjithë presin që ky të bëjë detyrën e të jetë në krye të punëve.
Po Edi Rama tamam si gruaja e pacipë e fshatit as flet për zjarret dhe as tundet të shkojë në terren ku fatkeqësia po bën kërdinë, po shkruan pallavra të komisionuara për Ballkanin e Hapur dhe rri bën plazh në bregdetin e Jonit.
Është e qartë se tradhëtia e ka mbërthyer kaq fort për fyti sa që e detyron të sillet për faqe të zezë e të detyrohet të thotë:
“Hajde shokë më fikni zjarret se unë do përdridhem me Ballkanin e hapur”.