FRESSH mbushi bankat e Magjistraturës, tani presin të emërohen si ushtarë të pavarur në drejtësinë e re

200
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet sociale atë që po ndodh me drejtësinë, që sipas tij, do tëmbushet me FRESSH-istë që mbushën bankat e Magjistraturës sikur të ishte shkolla e Partisë.

“Klubi i Juristëve të FRESSH-it! Fidanishtja e ushtarëve të drejtësisë “së pavarur” të partisë për kapjen e drejtësisë. Drejtësia e kapur është drejtësi e paralizuar”, shkruan Berisha në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, pas fillimit të reformës së drejtësisë, së spastrimeve politike dhe krahinore të këtij sistemi nga Edvini, ky i fundit krijoi si seksion të FRESSH-it, Klubin e Juristëve të përbërë para se gjithash nga fëmijë dhe të afërm të nomenklaturës zyrtare dhe jo zyrtare të Partisë Socialiste, të cilët nëpërmjet Akademise Juridike të Partisë Socialiste, përgatiten si ushtarë të pavarur të drejtësisë të Partisë Socialiste për të kapur pas organeve drejtuese çdo segment të sistemit të drejtësisë.

“Sipas vet kryetarit të FRESSH-it, Hyska, ata u organizuan për rëndësinë e “angazhimit të tyre në reformën historike të drejtësisë.”

Kështu, anëtaret e këtij Klubi, me një konkurs kallp, mbushën bankat e Shkollës së Magjistraturës sikur të ishte Shkollë e Partisë apo e biznesit të Rakipit dhe pritet tani të marrin emërimet e partisë në vendet vakante si ushtarë të pavarur të drejtësisë së reformuar të Partisë! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha, duke publikuar fotot e mëposhtme dhe denoncimin e qytetarit dixhital.