Vasili shpërthen ndaj Ramës: Kryeministër kryeparazit. Mori notën zero në Trieste, të ikë

393
Ish-kreu i LSI-së Petrit Vasili ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Vasili thotë se Rama mori notën zero në Trieste dhe kërkon të largojë vëmendjen ‘duke bërë tallava nëpër sokakët pa ujë e pa drita të Shqipërisë’. Vasili kërkon largimin e Ramës, pasi sipas tij gjithë Europa i ka certifikuar notën zero.
“Rama, ky kryeministër kryeparazit. Kryeministri e mori notën në Trieste dhe u vlerësua me notën zero, pasi nuk mori dot asnjë projekt.

Për shkak të Kryeministrit kryeparazit Shqipëria dhe shqiptarët nuk përfituan asgjë në Trieste.

Ky Kryeministri bën tallava me dëgjesa nëpër sokakët pa ujë, pa drita të Shqipërisë për të larguar vëmendjen nga nota zero që mori në Trieste.

Ky vetë flet e vetë dëgjon, ky vetë bën humor të shpëlarë dhe vetë qesh, por notën nuk e ndryshon dot, notën e ka zero, rrumbullak si timoni që ka marrë.

Kush merr zero duhet të iki, duhet të spastrohet thotë ky kryeparaziti kryeministër për të tjerët, por le ta fillojë nga vetja meqë ky zeron e ka të vulosur dhe të certifikuar se ia vuri gjithë Europa në Trieste, po presim…”, shkruan Vasili.

Nga Berati dje, kryeministri Edi Rama tha se pozita nuk ka punë me LSI-në, pasi ata mund t’a bëjnë opozitën si të duan. Sipas Ramës, ata kanë marrë një detyrë, ndërsa Partia Socialiste një tjetër. Kryeministri u shpreh se timoni duhet mbajtur drejt pavarësisht se opozita do bërtasë e nuk do lërë gjë pa bërë.

“LSI le ta bëjë punë siç e do vetë, me të shara, me mallkime, si të duan ata le ta bëjnë opozitën. ata kanë marrë një detyrë, ne një detyrë tjetër. Nuk kemi pse ta bëjmë me ulërimë. Nuk mund të themi mos t’i bërtasin shoferit. Ne do të bëjmë punën, kemi marrë timonin”, tha Rama dje.
Sigal