Rama urdhëron: Brenda 31 korrikut, të hiqen 118 drejtuesit qendror e rajonal të LSI

786
Përparim HALILI
Nuk do hiqen 63 drejtorë dhe 4200 zyrtarë të punësuar në vitet 2005-2013, si dhe 110 të punësuar nga drejtuesit “teknikë” 
– Pas largimit të ministrave të LSI, në tetor 2017 nis faza e dytë e “operacionit” të spastrimit të drejtorëve në rrethe, zyrtarëve e punonjësve anëtarë të kësaj force politike, DAP është urdhëruar të evidentojë emrat në çdo institucion 
– Faza e tretë e spastrimeve, që do të realizohet nëpërmjet “syrit vigjilent e zbulues” të “rilindësve” dhe “informacioneve nga populli” në qytete e zona, përmbyll gjithë operacionin e spastrimit të LSI-stëve nga administrata e shërbimet publike dhe zëvendësimin e tyre me “rilindës”

Pesë ditë më parë, kryeministri ka hedhur në veprim deputetin “megafon” Erjon Braçe, për të kërkuar largimin urgjent nga administrata të ministrave teknikë të PD dhe të drejtuesve e nëpunësve, të punësuar si përfaqësues të LSI në koalicionin qeveritar të pas vitit 2013. Ndërsa për ministrat teknikë të PD, kryeministri deklaroi se është “në pritje të vetë-ikjes së tyre”, për drejtuesit përfaqësues të LSI, mësohet se ditën e shtunë, ka dhënë urdhër të nis “operacioni” për shkarkimin e përfaqësuesve të LSI! Sipas burimit të informacionit, kryeministri Rama ka ngarkuar me këtë “mision” Niko Peleshin, të cilin e ka emëruar kryetar të grupit të punës “Fshesa në administratë”! Disa drejtues qendror e rajonal përfaqësues të LSI, “Rilindja” i shkarkoi duke përdorur ministrat dhe drejtorët teknikë të “Republikës së re”! 
Brenda 31 korrikut, në çdo ministri të dërgohen listat e shkarkimeve
Tashmë, kryeministri ka nisur “operacionin” për largimin e gjithë drejtuesve të institucioneve e shërbimeve shtetërore qendrore dhe drejtorëve në prefektura! Kreu i grupit të punës për spastrimin e administratës, ish-Zv/kryeministri Niko Peleshi që edhe vetë u bë “plaçkë këmbimi” e pazarit “Rama-Basha”, ka marrë listat e funksioneve zyrtare që drejton LSI dhe sipas institucioneve përkatës ka dhënë porosi të bëhet gati sulmi për shkarkimin në bllok të tyre. Siç dihet, koalicioni PS-LSI është ndërtuar jo vetëm në nivel përfaqësimi ministrash, por dhe me zv/ministra, prefektë, drejtorë nëpër ministri, drejtorë qendror shërbimesh publike, drejtorë rajonalë, drejtorë në rrethe e deri me nëpunës të çdo niveli, në institucione e shërbime publike! Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, kryeministri Rama ka dhënë urdhër që “pjesa e LSI” të spastrohet nga zyrat e shtetit, me qëllim që administratën ta ketë “fushë e lirë”, për të mbushur zyrat me “rilindës” e siç thuhet edhe me… “republikanë të rinj”! Sipas informacioneve, thuhet se prej deputetëve, ministrave, “të fortëve”, sekserëve dhe udhëheqësve e familjarëve të kupolës së “rilindjes” në qendër e prefektura, kanë nisur të hartohen listat me emrat e atyre që do emërohen nëpër postet drejtuese! Urdhri i kryeministrit është ky: Brenda muajit korrik 2017, listat me emrat e drejtuesve shtetëror qendror e rajonalë përfaqësues LSI, t’u dërgohen për shkarkim jo vetëm 9 ministrave të “rilindjes” dhe 6 ministrave teknikë të PD, por edhe 4 ministrave përfaqësues të LSI! Në “listën e zezë”, janë futur 118 drejtues shtetëror përfaqësues të LSI, të cilët mbajnë funksione si zv/ministra, prefektë, drejtorë institucionesh e shërbimesh në shkallë vendi dhe drejtorët rajonalë në 12 qarqe, ndërkohë që ministrat e LSI kanë deklaruar, se në përputhje me Kushtetutën, do të ushtrojnë detyrën deri në momentin e mandatimit të kabinetit të ri. Sipas skenarit, nëse ministrat e LSI do të refuzojnë shkarkimin e vartësve të tyre, drejtorët do të shkarkohen nga kryeministri, siç do veprohet me zv/ministrat dhe prefektët që janë kompetencë e tij!
Dy fazat e operacionit, për largimin e drejtorëve dhe punonjësve në rrethe
Pas largimit të drejtuesve qendror e rajonalë që është vendosur të finalizohet brenda muajit korrik 2017, brenda muajit gusht, “rilindja” do të mbyll fazën e dytë të këtij “operacioni”, për largimin nga zyrat të drejtuesve, nëpunësve e punonjësve të thjeshtë në rrethe e qytete, deri tek dezhurnët e institucioneve, të cilët janë anëtarë të LSI, ose dyshohet dhe zbulohet se janë mbështetës të saj. Grupi i punës “Peleshi”, referuar strukturës dhe ndarjes së pushtetit sipas listës së koalicionit që disponon kryesia e PS në qendër dhe sipas raportimeve të organizatave të PS në zona, ka marrë detyrën që brenda afatit të përcaktuar nga kryeministri (gusht 2017), për çdo rreth e qytet, të ketë hartuar listat me zv/prefektët, drejtorët dhe nëndrejtorët në shëndetësi, tatime, dogana, porte detare, transport, rrugë, arsim, zyra pune, kulturë, AKU, pyjore, ujësjellës, bashki, ish-komuna, në burgje e turizëm, në zyra postare, hipoteka e legalizimi, azile pleqsh, jetimore, shkolla profesionale, qendra trajnimi, në drejtori bujqësie, borde kullimi e deri në kopshte, çerdhe e qendrat kulturore të fëmijëve! Pas këtij skedimi dhe largimi të drejtuesve në rrethe, që do të realizohet brenda muajit gusht nga ministrat aktualë, prefektët, krye-bashkiakët, drejtorët qendror dhe vetë kryeministri, do të nis nis faza e tretë e spastrimeve e cila do të realizohet nëpërmjet “syrit vigjilent e zbulues” të ‘rilindësve” dhe nëpërmjet letrave nga populli në qytete e zona. Faza e tretë, përmbyll gjithë operacionin e spastrimit të LSI-stëve nga administrata shtetërore dhe zëvendësimi i tyre me “rilindës” dhe me “republikanë të rinj”, ndërkohë që sipas informacionit, thuhet se në administratë do mbahen 63 drejtorë, 4200 nëpunës anëtarë të “Republikës së vjetër” të PD të punësuar qysh në vitin 2005 dhe 110 “republikanë të rinj”, të punësuar nga drejtuesit “teknikë” pas marrëveshjes “Rilindja-Çadra” të datës 18 maj 2017.
Skenari i “rilindjes” për hakmarrje, nisi pas 12 qëndrimeve kushtetuese e sociale të LSI 
Faktikisht, këtë “hakmarrje spastruese” të kryeministrit Rama dhe “sillove” të tij ministra e deputetë, LSI e ka paralajmëruar para zgjedhjeve të 25 qershorit, qysh në kohën kur grupi i saj parlamentar mbajti këto qëndrime, që cenonin interesin kombëtar dhe rëndonin anën social-ekonomike e jetike të shqiptarëve…

1. Kur Grupi Parlamentar i LSI, bllokoi ligjin “Shalësi” të importit të plehrave.
2. Kur denoncoi skenarin e kryeministrit, për largimin nga Shqipëria të kompanive “Call-Centër”, që punësonin 25 mijë të rinj.
3. Kur detyroi kryeministrin të tërhiqej nga pazaret e pista me monopolistët e gazit dhe të ulte çmimin e gazit për konsumatorët familjarë dhe automjetet.
4. Kur detyroi “Rilindjen”, të pranonte dhe votonte paketën lehtësuese me 10 pika për firmat “Fason” në Shqipëri.
5. Kur denoncoi faktin që kryeministri uli me 70% fondet për investimet në bujqësi e blegtori, kur hoqi rimbursimin e naftës,pesticideve, farërave e fidanëve të fermerëve dhe ndërpreu negocimet me ndërkombëtaret, për grandet e projekteve zhvilluese në këtë sektor.
6. Kur denoncoi skandalin e bllokimit të dëmshpërblimit banesave të banorëve në Zharrës, të dëmtuara nga kompania “Bankers-Soros” dhe e detyroi kryeministrin, të nënshkruante pakt zgjidhjeje me banorët! 
7. Kur denoncoi heqjen e të drejtës së parlamentit për dhënien e koncesioneve dhe marrjen e tyre, si monopol nga kryeministri.
8. Kur denoncoi skandalin e pagesave fiktive të koncesionit të “Check-up”-it, me vlerë 50% më tepër se volumi i kontrolleve të kryera realisht.
9. Kur denoncoi reformën e dështuar me Maturën Shtetërore, tarifat e larta universitare, Ligjin e Arsimit të Lartë dhe skemën klienteliste për financimin e universiteteve private! 
10. Kur denoncoi futjen dhe groposjen ilegalisht në Shqipëri, të lëndëve të rrezikshme kimike, duke përdorur kalimin e tyre transit me letra doganore false.
11. Kur denoncoi me fakte, përfshirjen e kupolës së policisë qendrore e rajonale në kultivimin, përpunimin, mbrojtjen dhe trafikun e drogës! 
12. Kur LSI, kundërshtoi publikisht zhvillimin e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës. 
Ja funksionet zyrtare, që do të pastrohen nga përfaqësuesit e LSI

Zv/ministrat
Ministria e Arsimit
Ministria e Energjisë
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Bujqësisë
Ministria e Jashtme
Ministria e Integrimit
Ministria e Transportit
Ministria e Ekonomisë
Drejtorët qendror
Drejtor i KESH
Drejtor i OST
Drejtor i Rrugëve
Drejtor i Transportit
Drejtore e Monumenteve
Drejtor i AKBN
Drejtor i QKR
Drejtor i Hekurudhës
Drejtor i Inspektoratit Punës
Drejtor i Inspektim Miniera
Drejtor Konviktesh
Drejtor i ASHR
Drejtor i ATSH
Prefektët
Shkodër
Berat
Gjirokastër
Dibër
Drejtorët në 12 qarqe

DURRËS
Drejtor i Portit
Drejtor i Spitalit
Drejtori Bujqësisë
Drejtor i Sigurimeve Shoqërore
Drejtor i Shëndetit Publik
Drejtor i Bordit të Kullimit
Drejtor i Zyrës së Punës
Drejtor i Drejtorisë së Pyjeve
Drejtor i AKU
Drejtor i Burgut, Durrës
Drejtor i Mjedisit
Drejtor i ALUIZNI
Drejtor i Hipotekës
Drejtor i Transportit
FIER
Drejtor i Mjedisit
Drejtor i Tatimeve
Drejtor i Bujqësisë
Drejtor i Hipotekës
Drejtor i Postës
Drejtor i Transportit
Drejtor i ISKSH
Drejtor i Bordit Kullimit
Drejtor i AKU
SHKODËR
Drejtor i Rrugëve
Drejtor i Hipotekës
Drejtor i Postës
Drejtor i OST
Drejtor i Bordit të Kullimit
Drejtor i Transportit
Drejtor i Shëndetit Publik
Drejtor i Doganave
ELBASAN
Drejtor i Arsimit
Drejtor i Doganave
Drejtor i Bujqësisë
Drejtor i Hipotekës
Drejtor i Postës
Drejtor i Transportit
Drejtor i Shëndetit Publik
Drejtor i ISKSH
Drejtor i Bordit të Kullimit
Drejtor i Ujësjellës-Kanalizime
DIBËR
Drejtor i Spitalit
Drejtor i Bujqësisë
Drejtor i Postës
Drejtor i Zyrës së Punës
Drejtor i Doganave
Drejtor i Transportit
GJIROKASTËR
Drejtor i Sigurimeve Shoqërore
Drejtor i Konvikteve
Drejtor i Spitalit
Drejtor i ISKSH
Drejtor i Rrugëve
Drejtor i Bujqësisë
Drejtor i Shëndetit Publik
Drejtor i Hipotekës
Drejtor i Inspektoriatit Punës
Drejtor i Pyjores
Drejtor i Bordit të Kullimit
Drejtor i Postës
VLORË
Drejtor i Bujqësisë
Drejtor i Shëndetit Publik
Drejtor i Transportit
Drejtor i Mjedisit
Drejtor i Postës
Drejtor i Doganës
KORÇË
Drejtor i Shëndetit
Drejtor i Transportit
Drejtor i Bujqësisë
Drejtor i OSR
Drejtor i Postës
Drejtor i Pyjores
Drejtor i Burgut
Drejtor i AKU
Drejtor i Hipotekës
KUKËS
Drejtor i Doganës Morinë
Drejtor i ISKSH
Drejtor i Pyjores
Drejtor i Shërbimit Social
Drejtor i Shëndetit publik
LEZHË
Drejtor i Tatimeve
Drejtor i Pyjores
Drejtor i Bordit të Kullimit
Drejtor i Hipotekës
Drejtor i Portit Shëngjin
Drejtor i Inspektoratit Punës
Drejtor i Bujqësisë
Drejtor i Sigurimeve Shoqërore
BERAT
Drejtor i Spitalit
Drejtor i Postës
Drejtor i Bujqësisë
Drejtor i Uzinës Naftës
Drejtor i AKU
Drejtor i Pyjores
Sigal