Vasili “shpërthen” ndaj Lindita Nikollës: “Rilindasit” po mbyllin parlamentin!

119
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar i revoltuar pas njoftimit nga Kuvendi se seanca e datës 13 mars do të shtyhet për në datën 16 mars, pasi më datë 13 deputetët janë të angazhuar në veprimtari jashtëparlamentare.

Vasili në rrjetet sociale shprehet se Parlamenti nuk do të zhvillojë séancën plenare të së hënës më 13 mars. Dhe shkaku,- vijon ai, është se gjoja deputetët janë në veprimtari jashtë parlamentare.

“Skandali më i fundit! Rilindasit mbyllin Parlamentin! Skandal i padëgjuar. Parlamenti nuk do të zhvillojë seancën plenare të së hënës në 13 mars.

Shkaku është se gjoja deputetët janë në veprimtari jashtë parlamentare. Po a ka veprimtari më të rëndësishme se sa parlamenti? Po cila është kjo veprimtari jashtë parlamentit, që mbyll dhe asgjëson seancat parlamentare. Ky është kulmi dhe akti më i rëndë i banditizmit rilindas kundër parlamentit. Mbi Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla bien përgjegjësi të rënda, që miraton dhe lejon këto veprime antikushtetuese dhe në dhunim të Rregullores së Kuvendit. Seanca e ditës së hënë datë 13 mars duhet të zhvillohet pa asnjë diskutim. Lindita Nikolla vepro dhe zbato Kushtetutën dhe Rregulloren, sepse përgjegjësia për këtë kaos dhe bllokim të Parlamentit bie mbi ty”, -deklaron Petrit Vasili.