Damian Gjiknuri: Në terren, për PS rival politik është Berisha synojmë  deri 55 bashki

103
Sigal

Sekretari i PS, Damian Gjiknuri thotë se në zgjedhjet e 14 Majit ata synojnë 45-55 bashki. “Jo thjesht për gjyqin e vulës, por 40-ta nuk diskutohet, e kam thënë në bazë të rezultateve historike. PS synon nga 45-55 bashki. Besoj që ky do të jetë rezultati“,- thotë Damian Gjiknuri.

Edhe pse gjykata e rrëzoi Berishën dhe njohu si PD zyrtare grupin e Alibeajt e Bashës, Damian Gjiknuri shprehet se në terren socialistët e prekin realitetin ndryshe nga sa vendosi drejtësia.

“Alibeaj me të tjerët kanë njerëzit e tyre mbështetës. Unë nuk dua t’i zhvlerësoj, por pjesa më e madhe e opozitës është rreth Foltores dhe kjo gjë është e dukshme.“,- tha Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së nuk pranon që partia e tij të jetë përgjegjëse për gjendjen ku është sot Partia Demokratike.

“Është spekulim të thuhet se PS ka futur hundët në gjërat e PD. Ne nuk kemi bërë rregulla që dobësojnë opozitën, sepse e ka shumë kollaj me një koalicion dhe mund të konkurrojë“,- theksoi ai.

Vetë Partia Socialiste nuk do të bëjë koalicion me asnjë aleat në nivel kombëtar. Ajo do të shkojë e vetme në zgjedhjet e 14 Majit, ndërsa aleanca të vogla lokale mund të bëhen me minoritarët.