Ish-deputeti denoncon skandalin: Drejtorët e shkollave zgjidhen nga kryetarët e PS, direktivat i jep shoku Taulant!

304
Sigal

Nga Luçiano BOÇI

Nuk mjaftoi që prej 2013 pjesa më e madhe e drejtorëve të shkollave, në shkelje flagrante e me çdo ligj e moral, ishin të komanduar.

Pasi shpikën “Shkollën e partisë së drejtorëve”, tani rilindja kërkon fare hapur të realizojë pseudo-konkurse, për të sanksionuar politikisht në drejtim të institucioneve arsimore njerëzit e saj të thekur.

Fushata pothuaj ka filluar dhe kamikazët, sidomos në arsim, duken të domosdoshëm.
Këta mund të kërcënojnë, detyrojnë e dhunojnë hapur mësuesit e nxënësit për votën.
Pa pasur as turp, as stepje se po degradojnë më shumë arsimin, komisionet e konkurseve diktohen me urdhër të pastër politik.

Në Librazhd, për ZA-në atje, anëtare e komisionit të “konkursit” është dhe kryetarja e PS, E. Poçi.

Ka ardhur me letër të posaçme nga partia (Bashkia).

A thua është konkurim për kryetar grup seksioni partie!?

Kryetarja e PS e komisionit për drejtorë, patjetër nuk harron t’i përcjellë komisionit direktivat e shokut Taulant!

E mendoni tani se çfarë drejtësie ka aty, kur çdo anëtar komisioni sheh me sy nga kryetarja e PS për çdo mendim e votë?!

A mos vallë pritet të emërohen më të mirët apo më të aftët?!

As mos e mendoni.

Nëse nuk është militant, shkallën e angazhimit të cilës e cakton kryetarja e partisë, nuk ka shanse.

Që do ishin politike këto pseudo-konkurse për drejtorë kjo dihej, por ta kishin bërë pak me lezet të paktën.

Mirë që janë arrogantë, harbutë dhe dhunues të ligjit, por janë dhe banalë dhe të pacipë.