Moisi Dalipi: Aqif Sulo, porteri që ju bënte magji penalltive

141
Sigal

“Kleçka” nuk ishte vështirë të gjëndej: “Ti ke lindur në Çamëri dhe dyshohet se njerëzit e tu mund të jenë pjesë e grupit të Teme Sejkos(?). Kjo e mërziti djloshin çam, por nuk e theu dot: rezistoi deri në verën 1964, kohë kur përfundoi studimet e larta dhe u rikthye në Vlorë, tek Flamurtari i tij i dashur.

Kur je duke kaluar në memorje figurat e portierëve, që kanë kontribuar në historinë 97 vjeçare të Flamurtarit, shumë natyrshëm duhet të ndalesh në vitet 1960-1972 , në ato vite kur portën vlonjate e mbrojti Aqif Sulo. Por e veçanta e këtij portieri qëndron në një fakt specific dhe shumë intersant, sepse ndryshe nga shumë portierë të tjerë ai në biografinë e tij sportive shënon një rekord më vete, sepse në 249 ndeshjet e aktivizuar janë 34 penallti të pritura nga ana e tij. Kjo është dhe arsyeja që në opinionin sportiv të atyre viteve Aqif Sulon e njihnin dhe “magjistari “ i pritjes të penalltive.

Portier i  lindur me reflekse të veçanta.

Dashurinë me futbollin, veçanërisht me detyrën e ruajtjes të portës Aqif Sulo do shfaqte që në moshën e fëmijërisë tij në moshën 10 vjeçare në lagjen Topana dhe më vonë atë Varosh të Vlorës, kur në ndeshjet që zhvillonte me shokët pëlqente më shumë të vendosej në portë. Hidhej dhe zhytej duke mos e lejuar topin të përfundonte për gol. Që në ato vite prindërit e tij Çumani e Xhekua kërkonin që djali tyre t’i përkushtohej më shumë shkollës dhe jo lojës futbollit. Por Aqif Sulo pas disa ditëve do t’i harronte këto këshilla të prindërve dhe do t’i kthehej lojës të futbollit. Trupi tij formohej bukur, kurse reflekset e portierit të ardhshëm shtoheshin edhe më shumë. Në moshën 16 vjeçare ish trajneri Dhimitër Gjyli do ta bëjë pjesë të skuadrës të rinjëve. Vetëm një vit tek kjo skuadër, sepse ish trajneri tij Vasillaq Ndini do ta kalonte tek ekipi i të rriturve të Flamurtarit. Dhe ka qënë sezoni 1960-1961, kur ish trajneri shkodran Isuf Pelingu që drejtonte në atë vit Flamurtarit do t’i besonte rolin e titullarit në portë. Ndeshjen e tij të parë kur ishte në moshën 17 vjeçare Aqif Sulo e përshkuan kështu”- “Skuadra jonë kishte lënë pas një sezon të mirë, sepse kishim dalë deri në finale të Kupës me Dinamon. Në vjeshtë të atij viti që ndeshjen hapëse të sezonit të ri në ndeshjen me Tomorrin më besohet detyra e portierit. Porta më dukej më e madhe se sa është në fakt. Kisha shumë emocione, por shokët e skuadrës Ibrahimi, Bejkosala, Dupi dhe Thomai më motivonin. Pas pjesës parë 0-0 , në të dytën beratasit fituan një penallti. Teli Zaho  ka gjuajur fort, por ja kam pritur.

Pas kësaj shënojmë  ne golin e fitores me anë të Musa Ferkos. Fitojmë ndeshjen me beratasit, por unë fitova sigurinë në portë “. Në ato vite në skuadrën vlonjate afrohen Beanim Nelaj, Janaq Saraci, Gëzim Zeqiri e Mexhit Haxhiu duke bërë që Flamurtari të rigjeneronte rradhët e tij.Por pas dy sezoneve Aqif Sulo si një nxë nës i shkëlqyer do nisej me studimet e larta tre vjeçare në degën biokimi në U.T. Shokët tregojnë se Aqifi është ndarë me skuadrën me lot në sy. Madje në sezonin 1961-1962 pas fazës të përgatitjeve verore ai do qëndronte i federuar me Flamurtarin duke u aktivizuar në disa ndeshje pasi stërvitjen e bënte në kryeqytet gjatë javës dhe për ndeshje do vinte në Vlorë ose do të udhëtonte me skuadrën në qytet e tjera. Gjithsesi, kjo saktificë ishte shumë e lodhshme duke bërë që të bëjë një shkëputje nga skuadra, por jo nga stërvitja. Bashkë më studimet e larta stërvitej me rezervat e Dinamos , por askush nuk e lejon të aktivizohej për dy sezone. Dikush i kishte thënë:”Ju keni lindur në Çamëri dhe dyshojnë se njerëzit tuaj mund të jenë pjesë e grupit armiqësor të Teme Sejkos”. Ky fakt e mërziti djaloshin çam, por duroi gjithçka deri sa në verën e 1964 mbaron studimet e larta dhe rikthehet në Vlorë, tek Flamurtari tij i dashur. Trajnerët Petrit Arapi, Musa Ferko, Pompeo Opingari, Hasan Luci e Satedin Gjoka do t’i besojnë përsëri portën vlonjate. Kastriot Çela, Krenar Shakaj dhe pak më vonë Shemsi Zilja , Spiro Curi, Dhimitër Gjoka, Cane Hameti, Gogo Llambro, Teki Muhameti, Niqifor Thomai, Bardhyl Xhaferi, Gezil Troqe e shumë të tjerë do i jepnin Flamurtarit një tjetër fizionomi në lojën e tij. Edhe pse Flamurtari nuk fitonte trofe për disa sezone do ishte një kundërshtar i fortë për ekipet elitare. Portieri Sulo do të kalonte momente të mira. Me pritjet e tij, ai i jepte më shumë siguri ekipit të vet. Në shumë ndeshje Aqif Sulo shquhet për pritjet e penalltive. Shumë sulmues si Tomorr Duro, Panajot Pano,Teli Zaho, Bujar Pagria e Muharem Kariqi, Maksut Leshteni, Ali Mema e Niko Xhaxhka, Skënder Jareci, Mehdi Bushati, Iljaz Çeco e Ilir Përnaska, Dhimitër Gogoni, Novruz Duçka, Teodor Vaso, Saba Bizi e Ramazan Rragami nuk e kanë mposhtur dot në shumë raste në gjuatjet e penalltive këtë portier. Aq e vërtetë është sa që në ato vite vlonjatët nuk kundërshtonin shumë gjyqtarin kur jepte penallti kundër Flamurtarit , sepse siç tregojnë ata “e dinim shumë mirë se Aqif Sulo do ta bënte mirë detyrën e tij”.

 

Dhe nuk janë pak, por plot 34 penallti të pritura nga ana e tij. Dhe në këtë”arshivë do veçohen dy momente shumë të bukura. 22 qershor 1965 në ndeshjen e turit parë të Kupës Republikës Partizani –Flamurtari, ku koha e rregullt përfundon në barazim 1-1, me golin për partizanasit e shënon Mexhit Haxhiu, kurse për vlonjatët Sotir Seferi. Për të përcaktuar skuadrën fituese janë gjuajtur nga 10 penallti.Vlonjatët i humbasin të gjitha, kur portieri Mikel Janku prêt pesë penallti dhe pse gjuhen jashtë, kurse Partizani humbet nëntë penallti, sepse dy gjuhen jashtë dhe shtatë janë pritur nga Aqif Sulo dhe vetëm Robert Jashari ka shënuar, duke dërguar Partizanin në turin e dytë. Momenti dytë janë në finalet e Spartakiadës Dytë Kombëtare të zhvilluara nga 17 gushti deri më 4 shtator në Tiranë.Vllaznia –Flamurtari përballeshin për vendin e tretë të këtyre finaleve.0-0 rezultati ndeshjes. Gjuhen nga pesë penallti: një futbollist për çdo skuadër. Mexhit Haxhiu i realizon të gjith , kurse porteri Paulin Ndoja që mori përsëri këtë detyrë realizon vetëm një, sepse katër i ka pritur Aqif Sulo i Flamurtarit. Ky fakt i detyroi drejtuesit e kombëtares ta ftojnë ekipin kombëtar për një ndeshje miqësore në Kinë, por “biografia:e detyroi ta kthejnë mbrapa. Gjithsessi ndeshjet miqësore të Flamurtarit në Vlorë me skuadrën rumune A.S Tergu. Muresh, përfaqësuses të Kinës, Kubës, Algjerisë dhe Flamurtarin e Prishtinës në Kosovë janë të vetmet ndeshje ndërkombëtare për këtë portier të Flamurtarit. Në moshën 30 vjeçare Aqif Sulo mbyll karrierën si futbollist, duke iu rikthyer pas viteve 1990 si trajner i përgatitjeve të portierëve të Flamurtarit. Në moshën 60 vjeçare Aqif Sulo emigron së bashku me familjen në Raguza të Italisë, ku për shumë vite stërvit ekipet e moshave pranë klubit italian. Në grupin e futbollistëve aktual ka dhe nipin e vet 15 vjeçar, Alesio Sulo, që premton shumë të bëhet një portier me të ardhme si gjyshi i vet Aqif Sulo, që shkroi histori të veçantë tek Flamurtari .

“Leksionet”e verës për Perlat Mustën

Edhe pse e mbylli karrierën pak shpejt Aqif Sulo ka vlera në punën që ka kryer jo vetëm si mësues në shumë shkolla të qytetit të Vlorës, por dhe në përgatitjet e brezave të portierëve tek Flamurtari. Edhe pse në kohën e vet nuk kishte në skuadër trajner për portierët Aqifi ka punuar jo pak me pasardhësit e tij si Fjodor Radhima, Ashim Dahriun, Servet Zyberin, Aleko Berberi, Luan Birce, Perlat Sevon, Daut Naçon, Anesti Arapin, Julian Gjeloshin e shumë të tjerë. Por e veçanta qëndron me Perlat Mustën që në vitet para kur aktivizohej tek Partizani kur ai vinte me pushime në verë në vendlindje ,Vlorë, në shumë ditë do merrte “leksione” në rërën e plazhit nga Aqif Sulo.”Ai më ka mbështetur e motivuar shumë në fillimet e mia.Veçarisht më ka mësuar se si të reagoj në momentin e gjuatjes të penalltive, – tregon legjeda e portës Perlat Musta.

Mësues i dashur për të gjithë

Fakti që kjo figurë sportive kishte studiuar për biokimi në U.T. i ka dhënë atij një vend të nderuar në armatën e arsimtarëve të qytetit të Vlorës. Për rreth 40 vjet Aqif Sulo mbeti mësuesi i dashur për të gjithë. I qetë, me shumë kulturë dhe tepër i përgatitur ai formoi profilin e vet qytetar në historinë e arsimit të Vlorës. Kjo është arsyeja që 7 mars 2012 Bashkia e Vlorës e ka nderuar me titullin “Mirënjohja e lartë e Qytetit të Vlorës”.