Shumica e mjekëve nuk kanë marrë ende shpërblimin e premtuar nga qeveria për emergjencën e koronavirusit. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndajkëtij qëndrimi të qeverisë. Në një video mesazh në Facebook, Vasili shprehet se mashtrimi dhe tallja ndaj mjekëve është e pafalshme nga ana e kryeministrit Edi Rama.
“Kryeministër turp, që përçan shëndetësinë shqiptare se nuk do te paguash shpëblimin!
Kryeministër turp që ju ha djersën dhe ju mohon shpërblimin mjekëve dhe infermierëve, qe po përballen me pandeminë anë e mbanë vendit! Kryeministër turp që i gënjeve dhe ju kursen mjekeve shpërblimin dhe ndërkohë nuk kursen miliarda për koncesionet dhe oligarkët!”,– shprehet Vasili në mesazhin e tij
Kryeministri percan shendetesine ne pandemi
Kryeminister turp, qe perçan shendetesine shqiptare se nuk do te paguash shperblimin!(VIDEO).Kryeminister turp qe ju ha djersen dhe ju mohon shperblimin mjekeve dhe infermiereve, qe po perballen me pandemine ane e mbane vendit!Kryeminister turp qe i genjeve dhe ju kursen mjekeve shperblimin dhe nderkohe nuk kursen miliarda per koncesionet dhe oligarket!
Gepostet von Petrit Vasili am Dienstag, 7. April 2020