Vasili: Ca pyetje dashamirëse për Borchard!

470
Sigal

Nga Petrit Vasili:

Ca pyetje dashamirëse për Borchard!

Borchard pas konferencës për diskutimin e sistemeve zgjedhore tha :

“Për atë që ndodhi sot jam i zhgënjyer. Do të shohim se çfarë do të bëjmë në vijim. Propozimi i PD-së? Nuk e qeverisim ne këtë vend, që të marrim në dorë reformën. Ne mbështesim vendin natyrisht” tha ai.

Opozita politike mori pjesë në konferencë atehere përse është kaq i zhgënjyer Borchard?

Çfarë skenari u prish që e bën të palumtur Borchard-in se opozita mori pjesë?

A e mori vesh gjë Borchard që propozimi në konferencë ishte i Opozitës së Bashkuar dhe jo i PD siç thotë ai ?

Mendon vërtet Borchard që nuk e dinë shqiptarët që nuk është ai që e qeveris këtë vend?

Po kur jepte opinione të njëanshme kundër opozitës gjatë protestave madhështore të saj nuk e dinte Borchard-i që nuk e qeveris ai këtë vend?

Por kur nuk shpreh asnjë opinion Borchard për raportin e OSBE -ODIHR për votimet moniste të 30 qershorit a e mbështet ai Shqipërinë?

Këto janë disa pyetje shumë dashamirëse që lindin nga deklarimet e pathelluara dhe të pavenda tëh Borchardit.