Vangjel Tavo:“Ndryshimi i Kodit Zgjedhor është iniciativa e LSI-së”

528
Sigal

Në Qarkun e Gjirokastrës, në zgjedhjet e 23 Qershorit,LSI-ja mori 11.560  vota, dhe natyrisht, kjo është një meritë personale edhe e Vangjel Tavos, tashmë deputeti i votuar iLSI-së. Vangjel Tavo, në intervistën për “Telegraf” pohon 4 faktorët që ndikuan në fitoren eLSI-së në Qarkun e Gjirokastrës, duke u bërë partia e dytë. Zoti Tavo pohon se ndryshimi i Kodit Zgjedhor është iniciativa politike eLSI-së. Zoti Tavo, pohon se bashkëqeverisja PS-LSI do të ndërtohet mbi baza krejt të ndryshme nga bashkëqeverisja PD-LSI, ku tashmë roli i LSI-së do të jetë protagonist.

 – Zoti Tavo, arritjet e LSI -së  në 23 Qershor, në Qarkun e Gjirokastrës, i dedikohen punës dhe influencës tuaj?

 – Natyrisht, që njëri prej këtyre faktorëve është kontributi im në politikë dhe shërbesat ndaj elektoratit në 16 vitet e fundit. Unë nuk i shoh banorët e qarkut Gjirokastër thjesht si elektorat, përkundrazi një pjesë e mirë e tyre janë miqtë e mi. Kam bërë gjithçka që secili anëtar i këtij komuniteti të gjejë te Vangjel Tavo një derë të hapur dhe ia kam arritur, duke qenë pranë tyre në çdo shqetësim që kanë patur. Një tjetër faktor i rëndësishëm ishin edhe emrat e përzgjedhur për të kandiduar. Të pestë kandidatët ishin bij e bija të qarkut Gjirokastër, që kanë ndërtuar jetën e tyre aty, japin çdo ditë kontribut dhe e duan këtë zonë. Gjithashtu dua të përfitoj nga kjo intervistë për të falenderuar edhe njëherë të gjitha strukturat eLSI-së në qarkun e Gjirokastër për punën e palodhur dhe energjinë pozitive që përcollën gjatë gjithë fushatës elektorale.

 – Ju gjatë fushatës elektorale, kritikuat një luftë të fshehtë të drejtuesve të PS-së që bënin në dëm të LSI -së dhe propagandë negative ndaj jush. Mendoni se në vazhdimësi, midis PS- LSI -së do të krijohet një konkurrencë e pandershme e influencave te elektorati i Majtë, sa mund të acarojnë marrëdhëniet PS-LSI?

 – Nuk i heq asnjë presje asnjë prej deklaratave të mia publike gjatë fushatës elektorale në lidhje me këtë çështje. Kam denoncuar njerëz të veçantë në PS-në e  Gjirokastrës. Gjithçka kam thënë është e faktuar dhe besoj se komuniteti i urtë dhe i mençur i qarkut Gjirokastër dha përgjigjen ndaj çdo tentative me votën përLSI-në dhe kandidatët e saj më 23 qershor.LSImori 11.5 herë vota më shumë në këto zgjedhje, ndërsa PS-ja 4.3 përqind më pak sesa në vitin 2009.  Nga ana tjetër, nuk kam asnjë problem me elektoratin e majtë, pasi unë i përkas të majtës.

 – Një nga faktorët që ndikuan në rezultatin spektakolar të LSI -së, është se kësaj here, LSI -ja mbrojti votat e saj, duke patur komisionerët e saj.  Sa afër realitetit është ky faktor?

– Ky është një faktor kyç dhe mjaft realist. Për herë të parëLSI-ja kishte në qarkun e Gjirokastrës 240 anëtarë në komisionet e qendrave të votimit, 240 vëzhgues dhe 30 numërues në 4  KZAZ-të. Këta ishin gardianët e votës së lirë të të gjitha forcave të majta. Më lejoni t’i falenderoj të gjithë komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit për përkushtimin, maturinë dhe kulturën që treguan si gjatë ditës së votimit, ashtu edhe në procesin e numërimit të votave.

 – Ju keni pohuar se ndryshimi i Kodit Zgjedhor është domosdoshmëri. A është pjesë e marrëveshjes PS- LSI kushti i ndryshimit të Kodit Zgjedhor?

– Ndryshimi i Kodit Zgjedhor është një iniciativë e forcës sonë politike, e cila do diskutohet në javët e ardhshme, fillimisht me partitë që janë pjesë e koalicionit të majtë.

 – Në cilët parametra mund të bëhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor?

– Besoj se për të folur konkretisht për parametrat, duhet të presim edhe pak. Të presim certifikimin e rezultatit nga ana e KQZ-së, por edhe raportet e ndërkombëtarëve, sidomos të OSBE- ODIHR, që është më i specializuari për zgjedhjet dhe në bazë të këtyre do të diskutohet më pas me terma konkretë.

 – Ky Kod Zgjedhor, vërtet godet shumë LSI -në, pasi 60.000 vota të saj janë të papërfaqësouara me mandat në Kuvend, por nga ana tjetër, LSI -ja është shumë herë më e favorizuar nga partitë e tjera të vogla. Nëse PS-PD nuk do të duan të ndryshojnë Kodin Zgjedhor, do të pranojë edhe LSI-ja?

– Së pari më lejoni të them që çështja e reformave nuk mund të jetë pazar. Është e vërtetë që 60 mijë vota tëLSI-së në rang vendi janë të papërfaqësuara me mandate në Parlament. Nuk qëndron, ajo që ju thoni, seLSI-ja është shumë herë më e favorizuar nga partitë e tjera të vogla. Kjo pasi votat tona janë reale.

 – A janë në programin politik të LSI-së ndryshime kushtetuese, të cilat duhet të balancojnë raportet midis pushteteve, për të shmangur përqendrimin e pushteteve në një dorë, sikurse faktikisht ndodhi?

-LSI-ja e ka të qartë qëndrimin e saj në lidhje me këtë çështje dhe jo pak herë e ka deklaruar atë publikisht. Forca jonë politike kërkon shfuqizimin e të gjitha ndryshimeve kushtetuese të bëra në vitin 2008 dhe vazhdon t’i qëndrojë kësaj kërkesë. Kjo çështje do të jetë një nga pikat në bisedimet me aleatët tanë, por pjesë do të jetë edhe opozita, pasi pa miratimin e saj nuk mund të bëhen ndryshime kushtetuese. Dhe kjo jo në aspektin e numrave në Parlament.

 – Janë bërë bisedime paraprake me PS-së për të arritur në kompromisin e bërjes të ndryshimeve kushtetuese?

– Për aq sa unë jam në dijeni në lidhje me këtë temë, nuk ka patur. Mendoj se me fillimin e parlamentit të ri kjo do të jetë një çështje në diskutim.

 – Zoti Tavo,  ju si e gjykoni ndarjen e postit të ministrit nga mandati i deputetit?

– Është një nismë ekstrakushtetuese, një nismë politike e kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama.LSI-ja e mbështeti këtë nismë, duke e vlerësuar atë të efektshme në disa aspekte. Ne gjykojmë se ndarja e postit të ministrit nga mandati i deputetit do të jetë më rezultative në përmbushjen e detyrimeve që një ministër ka kundrejt detyrës apo që një deputet ka në rolin e tij në Parlament por edhe përballë zgjedhësve. Gjithashtu, anëtarët e kabinetit qeveritar, duke mos pasur mandatin e deputetit, do të jenë më të hapur në llogaridhënien e tyre në Parlament dhe me qytetarët.

– Do të ndryshojë ai  raport bashkëqeverisje PS- LSI nga PD-LSI, në mënyrë që LSI-ja të ketë rolin e saj  protagonist, në qeverisje?

– Sikurse e thashë edhe më lart, aleancaLSI- PS është e natyrshme. Do jemi në bashkëqeverisje në 4 vitet e ardhshme.

 – Cilat do të jenë raportet e reja që do të krijohen në bashkëqeverisjen PS-LSI, në dallim nga bashkëqeverisja PD-LSI, në atë kuptim? LSI-ja do të ketë një rol më protagonist në bashkëqeverisjen PS-LSI?

– Përgjigja është brenda pyetjes suaj. Ne në qeverisje nuk do të kemi thjesht rol kozmetik.

 – Nëse ju merrni ftesë për post ministror, do të pranoni të lini  mandatin e deputetit?

– Dua të theksoj vetëm se Vangjel Tavo në çfarëdolloj pozicioni të gjendet, deputet apo ministër, do jetë gjithmonë pranë dhe në shërbim të komunitetit të qarkut Gjirokastër.

4 faktorët që ndikuan LSI-në të kishte suksesin e madh të 23 Qershorit

 – Edhe pse LSI -ja ishte në bashkëqeverisje, e fituara e 23 Qershorit, realisht, është LSI -ja. Sipas jush, cilët faktorë e favorizuan LSI -në, edhe në dallim nga PS-ja?

– Mendoj se është tashmë e qartë për të gjithë, pasi janë dhënë shpesh sqarime. Bashkëqeverisja me PD-në ishte një qëndrim i detyruar për shkak të interesave madhore të vendit. Por edhe gjatë 4 viteve të bashkëqeverisjes,LSI-ja ishte forca politike që tregoi integritetin e vet madhor. Në mjaft raste qëndrimet e forcës sonë politike kanë qenë të kundërta me ato të PD-në, pasi u qëndrojmë parimeve dhe statutit tonë. Ndërkohë, aleanca me PS-në është e natyrshme. Jemi dy forca të majta. Nëse më pyesni për faktorët që e favorizuan LSI-në  edhe në dallim nga PS-ja, janë disa. Së pari kemi dhënë prova që jemi forcë politike që i mbajmë premtimet dhe për këtë komuniteti na beson. Së dyti,LSI-ja mbi të gjitha ka në qendër njeriun. Së treti,LSIdhe lidershipi i saj z. Meta ka treguar që është e aftë të ndërmarrë vendime të vështira politike, në funksion të integrimit dhe zhvillimit të vendit dhe në respekt të qytetarit. Së katërtiLSIkurrë nuk ka nxitur konflikte në skenën politike, sikurse ka ndodhur me dy forcat e mëdha politike, madje në shumë raste është bërë katalizator i zbutjes së debateve dhe faktore në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme. Rasti më i freskët është bashkëpunimi i palodhur i liderit Ilir Meta, me drejtuesit e dy partive të mëdha që u konkretizua me votimin në parlament të tri ligjeve që mbanin peng marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.