Alarmi i gazetarit: Do prishen 100 mijë shtëpi pas zgjedhjeve, 40 mijë vetëm në Tiranë

228
Sigal

Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile, Vehap Kola, shkruan se janë 100 mijë ndërtesa që Edi Rama do ti shembë, nëse do të fitojë zgjedhjet.

“40 mijë shtëpi vetëm në Tiranë dhe 60 mijë të tjera në të gjithë Shqipërinë që prishen me fadroma dhe me polici!’, shkruan Vehap Kola në Facebook.

Reagimi i plotë i gazetarit Vehap Kola:

SHPËRNDAJE!

Duan të prishin 100 mijë shtëpi pas zgjedhjeve!

Për të gjithë ata që nuk kanë marrë akoma lejen e legalizimit apo çertifikatën e pronësisë do të prishen.

40 mijë vetëm në Tiranë! Qyteti do të kthehet në një Astir të madh!

40 mijë shtëpi vetëm në Tiranë dhe 60 mijë të tjera në të gjithë Shqipërinë që prishen me fadroma dhe me polici!

Dmth luftë civile! Ky është tërmeti i vërtetë, 4 herë më i madh se tërmeti i 26 nëntorit.

100 mijë familje qiraxhinjsh për pallatet e Erion Velisë!

400 – 500 mijë të pastrehë me një të rënë të lapsit.

Çfarë do të bëjnë këta?

Do të ikin nga Shqipëria një herë e përgjithmonë!

Edi Rama bashkë me Erion Veliajn do ta mbushin Shqipërinë me bangladeshas me 200 dollarë në muaj.

Këtë nuk duhet ta lejojmë! Është e kobshme, është lebetitëse vetëm ta imagjinosh!

Ti që voton për Edi Ramën sot, je bashkëfajtor për çdo të keqe që mund t’i ndodhë shtëpisë sime të palegalizuar nesër.