LSI ka prezantuar sot kandidatët për deputetë në Qarkun e Gjirkostrës. Drejtuesi i LSI në këtë qark, Vangjel Tavo shprehet se në 8 vite ky qark është varfëruar dhe lënë jashtë vëmendjes. Ai thotë se më 25 prill, qytetarët do të vendosin për zhvillimin e Gjirokastrës.
“25 prilli nuk është thjesht një ditë zgjedhjesh – është ZGJIDHJE për qarkun e Gjirokastrës dhe mbarë vendin. Më 25 prill ose shkojmë më thellë greminës ose nisim të rrisim mirëqenien e familjeve të thjeshta. Dhe zgjedhja e familjeve të thjeshta do jetë e ardhmja dhe jo e shkuara”,- shprehet Tavo në mesazhin e tij.
Mesazhi i tij i plotë:
Asgjë nuk e ndal NDRYSHIMIN E MADH të 25 prillit!
25 prilli nuk është thjesht një ditë zgjedhjesh – është ZGJIDHJE për qarkun e Gjirokastrës dhe mbarë vendin.
Më 25 prill ose shkojmë më thellë greminës ose nisim të rrisim mirëqenien e familjeve të thjeshta.
Dhe zgjedhja e familjeve të thjeshta do jetë e ardhmja dhe jo e shkuara.
Në 8 vite të Rilindjes, Qarku i Gjirokastrës më i varfër dhe mjeruar se kurrë
Janë larguar banorët, shpopullim për shkak të varfërisë. Papunësi ekstreme. E lanë Gjirokastrën një bombë biologjike gjatë pandemisë.
E kthyen Gjirokastrën qëllimisht në një xhep gjeografik.
Unë jam përkushtuar personalisht për ngritjen e sa më shumë institucioneve dhe drejtorive në qarkun tonë në mënyrë që zona të zhvillohej dhe të kishte punësim
Por Rilindja Largoi:
Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë – Drejtorinë Rajonale të Arsimit – Arkivin; Inspektoriatin Shtetëror Teknik Industrial – Drejtorinë e Peshëmatjeve (DPM) – Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit (ISHMPUT), – shërbimin e Extensionit (këshillimit të fermerëve)
Së fundmi Spitalin në Gjirokastër duke e kthyer bashkiak – Po planifikohen dhe institucione të tjera që do t’ia heqin Gjirokastrës si Gjykata e Apelit, etj.
Ky është plan papunësie dhe izolues.
Qarku i Gjirokastrës nuk mund të shndërrohet në një xhep e provincë të humbur.
Unë premtoj publikisht dhe do e mbaj atë fjalë për fjalë, që do i kthej të gjitha institucionet e larguara në qarkun e Gjirokastrës dhe të rikthehen vendet e punës që i takojnë këtij qarku.
Jo vetëm kaq – do hapim vende pune për profesionistët – ata me arsim profesional, – sa më shumë vende pune për të gjitha kategoritë që familjet të dalin nga varfëria.
Asnjë punonjës i administratës nuk do largohet nga puna – por vetëm ata që u bëjnë presione dhe shantazhe për vota.
U bëj apel socialistëve të thjeshtë – mos lejoni t’ju fyejnë më – bashkohuni me ne. Rilindja nuk përfaqëson familjet e thjeshta por vetëm oligarkët.
Dilni të gjithë e votoni më 25 prill.
Mos votoni deputetët turistë që nuk ju njohin as emrin e jo më hallet tuaja. Ata vijnë vetëm çdo 4 vjet për t’ju gënjyer e marrë votën pastaj ju harrojnë.
25 prilli është ditë ku shprehet zemërimi i vuajtjes suaj.
Por edhe dita për të ndërtuar të ardhme më të mirë me më shumë punësim, zhvillim dhe mirëqenie.
Vangjel Tavo
#LSI