U skualifikua nga gara për deputet/ Reagon Tritan Shehu: Vendimin për listën e ka në dorë vetëm Basha dhe…

287
Sigal

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar pas përjashtimit nga Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidatëve për deputetë në PD, pasi baza e partisë e konfirmoi.

Me një shënim në facebook, Shehu shprehet se vlerësimi i vërtetë për të është votimi nga baza në Gjirokastër.

Ai shton se vendimin për të kandiduar e kanë tagër vetëm institucionet statuore të saj, kryetari Lulzim Basha dhe Kryesia e Këshilli Kombëtar, “askush tjetër”.

Postimi i plotë:

Në përgjigje te disa pyetjeve qe po me vine ne lidhje me hamendesi mediatike per nje mendim negativ ndaj meje te një “komisioni”, po rendis disa rreshta.

Se pari realisht nuk dua te komentoj mendimet qe mund te kene per mua individe te ndryshem, qofte dhe pjese e ndonje “komisioni”, kjo do te me dukej e tepert, jo e nevojeshme dhe vleresuese.

Pa pasur ndonje rendesi thelbesore te qenit apo jo deputet per veprimtarine time politike, te cilen e kam realizuar qe me 1990 si nje nga nismëtarët e PD, si kryetar i saj, ministër, deputet, apo pa pasur asnje nga keto ofiqe kudo ku kam qene apo ku jam, dua te nenvizoj se:

1-Vendimin per te kandiduar per deputet mbas votimit te antaresise se PD e kane tager vetem institucionet statutore të saj, Kryetari, Kryesia e Keshilli Kombetar, askush tjeter.

2-Ndersa vleresimi i vertete per mua ishte ai votim, qe beri se fundmi anëtarësia e PD se Gjirokastrës, e cila ashtu sic me ka mbeshtetur ne keto vite me mbeshteti perseri me voten e saj te qarte. Ky vleresim eshte thelbesor jo vetem per mua, por dhe per PD, vecanerisht kur vjen nga ata njerez te tille te mencur, qe ashtu sic dine te te «hapin deren», dine edhe te ta «mbyllin ate», sic edhe ka ndodhur.