Meta: I shfrytëzova këto 47 minuta, 47 orë përpara se qytetarët të shprehen me votë pro kësaj reformë madhore

466
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta iu përgjigj 47 pyetjeve të ardhura në faqen zyrtare të LSI-së në rrjetin social “Facebook” nga qytetarët të ndryshëm. Për 47 minuta me radhë dhe pikërisht 47 orë para nisjes së procesit të votimit Lideri i LSI-së bashkëbisedoi me qytetarët në rrjetin social, teksa nuk nguroi të jepte edhe një mesazh për votuesit.
Z. Meta ftoi shqiptarët që t’i drejtohen të gjithë kutive të votimit në mënyrë që të bëhen pjesë e një reforme historike administrative-territoriale, që do të marrë jetë më 21 qershor. 
“Besoj se 21 qershori është një ditë e veçantë, gjithmonë do të ketë zgjedhje një herë në 4 vjet, por më 21 qershor asnjë i ri nuk duhet të mungojë sepse hyjmë në një Shqipëri të re të organizimit territorial dhe administrativ me 61 bashki, ku lëmë pas një Shqipëri të vjetër të copëzuar të fragmentuar dhe peng të një copëzimi me mbi 400 komuna dhe bashki. Askush nuk duhet të mungojë, sepse do t’i mbetet merak që nuk mori pjesë në jetësimin dhe implementimin e kësaj reforme madhore që do të sjellë më shumë shërbime dhe më shumë punësim e zhvillim për të gjitha komunitetet, në të 61 bashkitë e vendit, kështu që askush të mos ndihet i penguar. Duhet të marrë pjesë për të shprehur me votën e tij mbështeten për këtë reformë madhore që e fut Shqipërinë në një epokë të re të organizmit administrative-territorial për dekadat e ardhshme”, – tha z. Meta.
Më tej, Lideri i LSI-s-së theksoi se kjo reformë madhore do ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet shumë më shpejt një vend evropian dhe qytetarët shqiptarë të gëzojnë kudo standarde të niveleve europiane, si në qytete ashtu edhe në zonat rurale. 
“Edhe 47 orë nga momenti final i hyrjes vërtetë në fuqi me votën e popullit shqiptar të reformës administrative-territoriale, ndaj unë i shfrytëzova këto 47 minuta, pikërisht 47 orë përpara se të gjithë qytetarët shqiptarë dhe sidomos të rinjtë e të reja, sidomos vajzat e gratë dhe nënat e Shqipërisë, që do të përfitojnë më shumë se kushdo tjetër nga kjo ndarje e re administrative-territoriale të shprehen me votën e tyre pro kësaj reformë madhore që do ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet shumë më shpejt një vend evropian dhe qytetarët shqiptarë të gëzojnë kudo standarde të niveleve europiane, si në qytete ashtu edhe në zonat rurale dhe mbi të gjitha që do të bashkojë të gjithë energjitë e qeverisë por edhe të bashkive të reja për politika zhvillimi dhe politika të punësimit. Kjo është rruga për të çrrënjosur varfërinë në vatrat e familjeve shqiptare por edhe për të çelur një perspektivë më të mirë për të gjithë shqiptarët”, – shtoi z. Meta. 
Në fund të këtij komunikimi interaktiv, Lideri i LSI-së u kërkoi të gjithëve të shprehen me votën e tyre dhe të votojnë për numrin 47, që ofron më shumë shërbime e punësim për të gjithë qytetarët. 
“Pas 47 minutave të këtij komunikimi interaktiv dhe pikërisht 47 orë përpara se të gjithë ju të shkoni dhe të shpreheni me votën tuaj natyrisht unë do t’iu kërkoja të gjithëve të shpreheni gjithashtu edhe për numrin 47, që ofron më shumë shërbime e punësim për të gjithë qytetarët e vendit tonë dhe sidomos për të rinjtë dhe për të rejat e vendit tonë. Megjithatë, më e rëndësishmja është që të gjithë qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në këto votime dhe mbi të gjitha të shkojnë me kulturë dhe me qetësi e dashuri dhe të shprehen për këtë reformë madhore, administrative-territoriale që hynë në fuqi me votën e mbarë shqiptarëve ditën e diel”, – deklaroi përfundoi Kryetari i Lëvizjes për Integrim, z. Ilir meta bashkëbisedimin e tij me qytetarët në “Facebook”. 
Takimi me pyetje e përgjigje “live” në “Facebook”, ishte vetëm një nga shumë aktivitetet që LSI po organizon në 47 orët e fundit përpara heshtjes zgjedhore, por ky aktivitet nxori në pah ndikimin që rinia ka te Lëvizja Socialiste për Integrim. z. Meta u shpreh se: “Shqipëria është e të rinjve. Të rinjtë kanë energji dhe ide të reja, ndaj Lëvizja Socialiste për Integrim është përkushtuar në krijimin e më shumë mundësive për ta”.
Sigal