Tritan Shehu: 22 Marsi 1992, “koha e thërret” përsëri

141
Sigal

22 Marsi 1992, “koha e therret” perseri.
Nje dite ajo kur u vendos demokracia, kur u shemb “ngrehina” e atij rregjimi.
Por fatkeqesisht rregjim ai, qe po “rilind”- vetem nje 22 Mars i ri mund ta ndaloje kete regres.
Nje domosdoshmeri kjo perballe instalimit te nje autokracie te re, si nje shembelltyre e te se kaluares, e erret, lindore, primitive.
Me krizen ekonomike, sociale, shpirterore, vlerash, mungesen e lirive e te drejtave, qe dominojne perseri sot….si dikur.
Atehere shqiptaret iknin nga malet, te kacavjerur mbi anije….iknin me dhjetra mijra te reckosur e te dermuar.
Sot perseri, pavaresisht se tashme ne shumice, ne saje te viteve te demokracise, ikin me pasaporta, avione, valixhe ne duar…
Por perseri ikin me dhjetra mijra per te gjetur “jeten” e desheruar e te merituar diku larg kesaj toke, qe perseri nuk u ofron asgje!
Nje eksod biblik ky…me cdo mjet!
Nje pjese ikin edhe me gomone ne stuhi, ikin te strukur ne kamione, te raskapitur…, vecse te ikin!
Dhe ky vend po boshatiset….ashtu si deri me 22 Mars.
Por ishte ajo dite me tej, qe filloi te krijonte shpresen, hapesirat e mundesite.
Fatkeqesisht sot, megjithese ne nje kontekst te ri, ne thelb jemi perballe po atyre problemeve, padrejtesive, depersonalizimit te nje populli si para 22 Marsit.
Prandaj sot, duke kujtuar ate 22 Mars te 1992, vecse bindemi ne domosdoshmerine e riperseritjes se tij.