Eksperti i ekonomisë,Soko: Si po vidhet duke përdorur skemën e arbitrazhit

107
Sigal

Eksperti i ekonomisë Pano Soko ka deklaruar se në raportin e DASH ku u pasqyrua vjedhja me inceneratorët ka pasur marrëveshje për arbitrazhin për të ndarë lekët në mënyrë ‘të larë’.

Soko është shprehur se duke zgjedhur skemën e arbitrazhit thika i bije popullit pasi milionat e inceneratorëve janë nga taksat.

“Këtu ka pasur disa marrëveshje të pista për arbitrazhin dhe pikërisht këtu duhet të jetë vëmendja më e madhe e organeve, sepse këtu janë lidhur marrëveshje posaçërisht për t’u çuar në arbitrazh. Pra kështu është skema‘ ne lidhim marrëveshjen, lidhim detyrimin, biem dakort bashkë, ti më bije pa ligj, unë të çoj në arbitrazh dhe do të ndajnë para të në fund.” Unë kam frikë se në fund fare këtu do të shkojë loja e arbitrazhit dhe këtu është problemi më i madh, sepse vëllimi i biznesit, vëllimi i qarkullimit të inceneratorit të Tiranës është tek 400 milion euro dhe është një punë me një thikë të madhe, që i bije popullit shqiptar, sepse janë lekë taksash”,- tha ai