Tradhëtia: Antishqiptarët festojnë me shampanjë dorëzimin e Butrintit

233
Sigal

 Historia e Kombit ka dalë në shitje, ministrja Margariti projektligj me 1 Nen për Butrintin, Perlën e Shqipërisë.Fondacioni në 10 vjet do të ndërtoi një godinë 2 kate 2.5 mln USD, kur vetëm nga vizitorët arkëtohen 3 mln.USD. Akademik Apollon Baçe: Po shkelet konventa e Parisit, në krye të bordit një antishqiptar. Prof.Ceka: Ministria dorzoi “armët” për Butrintin, larguan qëllimisht specialistët shqiptar. Dr.Ina Zhupa: Djalli fshihet tek paratë

 

Akademiku Apollon Baçe: Privatizimi i Butrintit shkel konventën e Parisit, bordi drejtohet nga Hodges, një antishqiptar!

Pas përplasjeve të forta për Parkun Kombëtar të Butrintit në Komisionin parlamentar të Edukimit, midis deputetes së PD, Ina Zhupa dhe Ministres së Kulturës, Elva Margariti, ku Zhupa ngriti zërin kundër marrëveshjes për administrimin e Butrintit nga një fondacion për menaxhim, ka reaguar akademiku Apollon Baçe, profesor i arkeologjisë.

Akademiku tha në një prononcim të shkurtër, “se privatizimi i Butrintit shkel konventën e Parisit dhe Kushtetutën. Bordi i drejtimit ka kryetar Hodges-in, një antishqiptar ekstrem, më të cilin jam zënë në 2006-ën nga që foli sende ekstremisht të pabesueshme. Kam folur në 2 emisione, por më kot”,- shtoi profesori i njohur.

Neritan Ceka: Ministria dorëzoi ‘armët’ për Butrintin, projekti s’ka transparencë, larguan edhe specialistët shqiptarë

Arkeologu Neritan Ceka komentoi në koncesionin prej 5 mld dollarësh për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Arkeologu deklaroi se nuk ka transparencë për këtë project, ndërsa shtoi se ministria ka dorëzuar ‘armët’ për Butrintin. Sipas Cekës qeveria ka larguar nga projekti specialistët vendas dhe kanë marrë të huaj.

“Ministria ka dorëzuar ‘armët’ për Butrintin. Kërkoj që në vend të debatit të ketë një unitet të dy partive kryesore për të evidentuar faktorin shqiptar në dy drejtime, që të jetë jo parku i një pasurie greko-romake, nuk kemi grekë atje, Butrinti është qytet epiriot, dhe jo grek.

Në bordet, operativ dhe kryesor të ketë një zotërim të specialistëve shqiptarë. Ministria e Kulturës të heqë dorë nga parulla që s’ka specialistë. S’ka politikanë, por ka specialistë në institutin e arkeologjisë.”-deklaroi Ceka.

Ndër të tjera arkeologu Neritan Ceka theksoi se specialistët shqiptarë duhet të jenë në borde dhe të ndahet menaxhimi me politikën në Ministrinë e Kulturës.”Kemi 100 burokratë.”-tha Ceka.

Tradhëtarët shesin historinë e kombit, projektligji me 1 nen dorëzon Butrintin, perlën e Shqipërisë

 Skandali/ Dokumenti i depozituar në Kuvend ka vetëm 1 nen

 

Çudia është se edhe në faqen zyrtare të parlamentit të Shqipërisë, marrëveshja që e jep Butrintin me koncesion, ka vetëm 1 nen.“Sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji”, thuhet në dokument, por “tekst” nuk ka. Neni i dytë e fut në fuqi.

Një traktat kulturor midis Italisë dhe Shqipërisë në 1926, ratifikon që çdo objekt i gjetur në zbulimet arkeologjike t’i ngelej vendit përkatës dhe asgjë nuk duhej të emigronte. Kont Ugolini, njeriu që zbuloi Dean e famshme të Butrintit, citon marrëveshjen arkeologjike: “Misioni arkeologjik nuk merr me vete as kopje të dytë të objekteve të gjetura”. Më poshtë ai shkruan: “I vetmi ekzemplar arkeologjik i hyrë në Itali është Koka e Deas së Butrintit, e dhuruar nga Mbreti Zog, Shkëlqesisë së Tij Mussolinit”.Të gjitha këto gjenden në librin “Butrinti, miti i Eneas – gërmimet e Luigjit” (Ugolini 1937 / XV Instituti Grafik Tiberino).Në vitin 1981, koka e Deas u kthye në Shqipëri. Sot gjendet e ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar. Benito Musolini nuk arriti t’i gëzojë pasuritë shqiptare të Butrintit. Po si do të vejë sot fati i këtyre pasurive? Kush do t’i menaxhojë, kush do t’i japë me “koncesion”, a do bëhet një qofteri po birrari brenda Butrintit për ta bërë atë “atraktiv për turistët”. Pse kompania që do ta menaxhojë mund t’a japë Butrintin tek “të tretët” për të kryer shërbime?

Të gjitha këto pikëpyetje mbeten pa përgjigje pikërisht në çastin kur në Kuvend po shqyrtohet një marrëveshje mes ministrisë së Kulturës dhe “Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

Sipas Ministres së Kulturës, Elva Margariti marrëveshja parashikon që Bordi i Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Riçard Hoxhes. Çudia është se teksti i marrëveshjes mbahet sekret. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa reagoi në një përballje pothuajse fizike me ministren e Kulturës për këtë çështje. Zhupa e quajti absurd faktin që teksti i një marrëveshjeje mbahet sekret, sikur të bëhej fjalë për një bazë ushtarake bërthamore, dhe jo një object arkeologjik.

Në fakt, edhe në faqen zyrtare të parlamentit të Shqipërisë, marrëveshja që e jep Butrintin me koncesion, ka vetëm 1 nen.“Sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji”, thuhet në dokument, por “tekst” nuk ka. Neni i dytë e fut në fuqi.

Që në këtë vend, edhe skandali më i madh nuk bën përshtypje kjo dihet prej kohësh. Me qindra e mijëra skandale të pazbardhura e pandëshkuara e kanë mbushur historinë 31-vjeçare të pluralizmit me lloj-lloj bëmash, duke inflacionuar çdo histori sado e bujshme qoftë ajo.

 

Por, që qeveria shqiptare të vendoste menaxhimin e perlës së arkeologjisë sonë, Butrintin, në menaxhim të huaj me një marrëveshje sekrete, kjo tejkalon çdo imagjinatë.

Edhe për sekrete të klasifikuara siç janë çështjet e sigurisë kombëtare, ka informim në mbledhjen e komisionit përkatës me dyer të mbyllura. Deputetet pajisen me certifikate sigurie dhe gjithçka është e zgjidhur. Sepse deputeti është përfaqësues i popullit dhe paguhet pikërisht për të bërë këtë punë. Po atëherë, përse mohohet transparenca për Butrintin? Nëse koncensioni është në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, atëherë pse u mbahet atyre sekret?!

Përgjigja mund të gjendet në 2 paragrafët e mëposhtëm të publikuar në fillim të muajit nga “Zëri i Amerikës”.“Në janar të këtij viti qeveria shqiptare mori një tjetër vendim duke reduktuar sipërfaqen e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit nga 9.424,2 ha në 8.622,2 ha në kuadër të shqyrtimit të kufijve të disa parqeve natyrore dhe kombëtare në vend. Sipas hartës së bashkëngjitur vendimit të qeverisë për Butrintin, një sipërfaqe prej rreth 800 ha nga Manastiri, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin jugor tek Gjiri i Pemës së Thatë, nuk përfshihet më në statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur rrugën investimeve turistike”, thuhet në artikullin e VOA-s.Pra bëhet fjalë për para, shumë para. Ose e thënë me gjuhën e mafias. “Eshtë biznes, asgjë personale”.

Detajet e koncensionit 5 mln USD të Butrintit: Gjysma e fondit privat vetëm për një godinë

 

Qeveria do ia lë në dorën e një fondacioni 10 vjet që të ndërtojë një godinë 2 kate 2.5 milionë dollarë, teksa vetëm nga vizitorët, Parku Arkeologjik do të arkëtojë rreth 3 milionë dollarë, të cilat do të dorëzohen në arkën publike.

 

Koncesioni prej 5 milionë dollarësh për menaxhimin e Butrintit mbulohet me hije dyshimi duke vënë në pikëpyetje, qëllimin real të kësaj marrëveshjeje. Gjysma e fondit që do të investojë privati do të shkojë për ndërtimin e një godine të vetme, me një kosto të ekzagjeruar. Ndërkohë në bazë të një përllogaritjeje të çmimit të biletave dhe numrit të vizitorëve në vit, del që shpenzimet për menaxhimin e saj nxirren nga turizmi, duke e bërë të panevojshme këtë investim.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, refuzoi të jepte në parlament, detaje për marrëveshjen financiare me Fondin për Menaxhimin e Butrintit, e cila ngjan më shumë me një koncension të fshehur.Megjithatë, disa shifra konkrete gjenden në Planin e Menaxhimit të Integruar të Butrintit, i financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Ministria e Kulturës dhe i hartuar nga kompania britanike “Prince & Pearce”.Fondacioni do të drejtohet nga një bord me 5 anëtarë, dy nga Ministria e Kulturës, dy nga Fondi Amerikan për Zhvillim dhe një pozicion i pestë, i cili i është rezervuar Riçard Hodges,  një këshilltar i vjetër i Edi Ramës kur ka qenë Ministër i Kulturës.Fondacioni privat do ta marrë nën administrim Butrintin për 10 vjet.Menaxhimi do të realizohet me shpenzimet e Fondacionit dhe qeverisë shqiptare.Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit do të alokojë shumën prej 5 milionë dollarësh, ndërkohë që pjesa e shtetit shqiptar është ende e paqartë.Plani parashikon ndërhyrje në sajtin arkeologjik, me qëllim përmirësimin e performancës.

Por, disa shpenzime duken të ekzagjeruara. Pjesa më e madhe e shpenzimeve nga Fondacioni, rreth 2.5 milionë dollarë, do të shkojë për ndërtimin e një qëndreje për vizitorët. Godina do të jetë me dy kate, me sipërfaqe totale ndërtimi 700 metra katrorë, pra për një çmim prej rreth 3700 dollarë ose 3500 euro për metër katrorë, rreth 10 herë më shtrenjtë se kostot mesatare të ndërtimit në Shqipëri.

Po ashtu, një pjesë e konsiderueshme e financimit të Fondit të Menaxhimit të Butrintit do të shkojë për shpenzime operative, përfshirë trajnime të stafit apo zyra për menaxherët.

Plani parashikon që Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit do të mbulojë financimet e tij me të ardhurat nga shitjet e biletave, të cilat do të variojnë nga 7 deri në 11 dollarë.

Termat financiare të Marrëveshjes mbulohen nga hije dyshimi dhe financimi i jashtëm duket i panevojshëm ose pa leverdi ekonomike.

Agjencia ndërkombëtare “Horëath HTL” raportoi se Butrinti u vizitua në vitin 2018, nga mbi 200 mijë vizitorë dhe deri në vitin 2023, kjo shifër pritet të arrijë në 300 mijë.

Bileta aktuale për hyrjen në Butrint është 1 mijë lekë të reja.

Pra, prej vitit 2023, vetëm nga vizitorët, Parku Arkeologjik do të arkëtojë rreth 3 milionë dollarë, të cilat do të dorëzohen në arkën publike.

Kjo shifër e shndërron në të panevojshëm financimin nga fondacioni privat, duke ngritur pikëpyetje mbi qëllimin real të kësaj marrëveshjeje me elementë koncensioni.

Dr. Ina Zhupa: Djalli fshihet te paratë, sollët gjysmë letrash

Zhupa i ka kërkuar informacion ministres në lidhje me fondacionin që ka marrë në dorëzim qytetin e lashtë Butrinti, ndërsa thotë se plani i biznesit po mbahet sekret. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa është përballur sërish me ministren e Kulturës Elva Margariti me të cilën u konfliktua ashpër një ditë më parë. E pranishme në Komisionin e Politikës së Jashtme, Zhupa listoi një sërë pyetjesh kundrejt Margaritit dhe tha se kjo e fundit nuk u ka dhënë përgjigje. Zhupa i ka kërkuar informacion ministres në lidhje me fondacionin që ka marrë në dorëzim qytetin e lashtë Butrinti, ndërsa thotë se plani i biznesit po mbahet sekret.

Pjesë nga biseda:

Ina Zhupa: Pse mbahet sekret plani i biznesit, pse mbahet sekret protokolli i bashkëpunimit. Pse mbahet sekret statuti i fondacionit.

Kush është fondacioni? Ju thoni ADF është pjesë e këtij fondacioni.

Kur është themeluar? Pse nuk i vihen në dispozicion këtij komisioni? A mund të trajtohet Butrinti si një biznes? Pse ka ndryshuar forma e administruar të Butrintit?

Pse shitet si sukses që ne do të marrim të ardhura për fondin e kulturës? Të gjitha të ardhurat e Butrintit shkonin për ministrinë e Financave dhe më pas alokoheshin tek ministria e Kulturës.

Si mund t’i thoni shqiptareve që është sukses? Si do ta shpjegoni faktin që kjo formë e re e menaxhimit të UNESCO-s është në shkelje të konventës së Parisit?

A ndjeheni krenare që kompania Prince and price nuk ka marrë dhe nuk ka përfshirë asnjë studiues shqiptarë? A mund të na thoni zonja ministre si është përzgjedhur ky fondacion, apo ishte paracaktuar, apo kishte edhe fondacione të tjera? Kush e ka paguar studion Tashko and Pustina? Kush e bën auditimin e këtij fondacioni?

Elva Margariti: Kemi një diskutim për….

Blendi Klosi: Të fillojë sërish zonja Zhupa, ndërhyn ministrja dhe e mbyllim…

Ina Zhupa: Faleminderit zoti Klosi nuk më ka qëlluar kurrë një drejtim kaq professional. Dje kanë votuar pa parë as emrin, as ato letrat që keni sot, por kjo gjë shërbeu për një gjë në fund të ditës, shërbeu që ju të merrni një pjesë të marrëveshjes. Nga kjo betejë do ndiqen të gjitha hapat, aq sa më lejon ligji, në bashkëpunim me shtetin shqiptar dhe me të gjithë, për të ndaluar marrjen e Butrintit. Djalli fshihet në detaje. Dje kishin marrëveshjen, sot e çkoduat një ojesë, por keni mbajtur pjesën e parave, aty ku dhe fshihet djalli. Ministrja sa herë vjen në komision mëson një gjë të re, sot më tha që mund të gjejmë online vendimet e gjykatës. Në fakt jo, nuk publikohen më zonja ministre, nuk mund t’i gjejmë, për këtë mund të konsultoheni dhe me juristët që keni në krah. Pyetja ime pa përgjigje është përse nuk përfshitë ekspertët shqiptarë, të gjithë arkeologët shqiptarë. Pyetja ime që harruat është kontrata.