Të rinjtë dhe specialistët marrin arratinë

196
Sigal

Emigracioni po po zbraz Shqipërinë. Vetëm në Gjermani kanë emigruar 4 mijë punonjës të shëndetsisë dhe rreth 2 mijë ekspertë të Teknologjisë së Informacionit, pa llogaritur shtetet e tjera të BE-së. Rënia drastike e numrit të studentëve në universitete tregon dështimin e politikave kombëtare me të të rinjtë

 4000 punonjës të shëndetësisë dhe rreth 2000 punonjës të TIK shqiptarë kanë emigruar në Gjermani.

 Përpos arsyeve ekonomike për të emigruar, mungesa e shpresës se situata në Shqipëri, me përfytyrimin që kanë njerëzit për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve i çon drejt emigrimit. Stoku i profesionistëve të TIK që ikën në Gjermani me kontrata pune arriti në rreth 2000 persona në vitin 2020, ndërsa stoku i punonjësve të shëndetësie arriti në 4000 punonjës në të njëjtin vit evidenton studimi ”Si do të ndër veprojë emigrimi i kapitalit njerëzor në tregun e punës në Ballkan” i Fondacionit Europian të Trajnimeve. Perspektiva për punësim jashtë vendit po nxit studimet drejt TIK dhe shëndetësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Nxënësit në këto vende projektojnë emigrimin që në momentin që zgjedhin degët që kërkohen nga tregu europian i punës. Profesionistët e TIK-ut në Gjermani fitojnë tre herë më shumë se sesa kolegët e tyre në Shqipëri ose dyfishin e nivelit të pagave në Serbi dhe Maqedoni. Të dhënat për Gjermaninë tregojnë se, numri i profesionistëve të TIK-ut nga vendet e Ballkanit rritur më shumë se dyfishi, nga 1,497 që ikën në vitin 2015, në 3,569 punonjës të ikur më 2020.Vetëm në vitin 2020 ikën nga Shqipëria 500 punonjës të TIK, numri i tyre ishte 6 herë më i lartë se në vitin 2015. Për Maqedoninë e Veriut numri i profesionistëve të rinj të TIK të punësuar në Gjermani korrespondon me 8% të të diplomuarve në TIK mesatarisht në vit. Të dhënat për Bosnjë dhe Hercegovinën në 2018 sugjerojnë që numri i të diplomuarve në TIK është mbi 800, teksa 13% e tyre u zhvendosen në Gjermani ndërmjet 2019 dhe 2020.Përgjatë 2015 -2020 stoku i punonjësve shëndetësorë nga Ballkani në Gjermani është rritur në mënyrë të konsiderueshme bazuar në të dhënat e ofruara nga Agjencia Federale Gjermane e Punës. Punonjësit e shëndetësisë përfaqësohen nga mjekë, infermierë, por edhe profesionistë të tjerë të specializuar shëndetësor si dentistë, farmacistë, ose fizioterapistë. Stoku i punonjësve të shëndetësisë në Gjermani me origjinë nga Ballkani Perëndimor arriti në 30 mijë persona në vitin 2020, që përfaqësojnë afërsisht 20% të huajve të trajnuar për sektorin gjerman të shëndetësisë. Ky stok u rrit me 2.5 herë nga viti 2015. Ndërsa stoku i profesionistëve shqiptarë të shëndetit në Gjermani u katërfishua, duke arritur në 4,000 mijë të tillë. Më shumë se 16% e punonjësve shëndetësorë nga Ballkani në Gjermani janë ‘profesionistë të shëndetit’, të përfaqësuar kryesisht nga mjekë dhe pjesa tjetër përbëhet nga profesionistë të asociuar shëndetësorë, shumica e të cilëve janë infermierë. Vende të tjera si Sllovenia, Austria, Zvicra, Kroacia, Danimarka dhe Italia të cilat kanë nevojë për profesionistë shëndetësorë nga jashtë kanë punonjës TIK, duke rritur premisat për emigracion nga Ballkani.Një pjesë e profesionistëve të TIK-ut do emigrojnë, por do të ketë edhe një pjesë të konsiderueshme të profesionistëve të TIK-ut që do të qëndrojnë. Ata mund të punojnë në distancë dhe njëkohësisht mund të mbështesin kompanitë vendase që të adoptojnë ose të lidhen drejt teknologjive të avancuara.Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, në tre vitet e fundit, numri i shqiptarëve që jetojnë në shtetet e Bashkimit Europian është rritur me gati 30 mijë persona. Ajo që vihet re qartë është tendenca e re për të ikur drejt Gjermanisë. Nga 30 mijë persona që kanë arritur të regjistrohen në një vend të BE-së në tre vitet e fundit, rreth 27.3 mijë prej tyre kanë ikur drejt Gjermanisë, duke e çuar numrin në total në gati 77 mijë persona, të tretin pas Italisë e Greqisë për numrin e shtetasve shqiptarë në total që jetojnë në një vend të BE-së.

Dështimi kombëtar i politikanëve

Udhëheqja e vendit prej tyre nuk prodhon organizimin e duhur shoqëror për të realizuar kushtet normale të jetesës. Mjafton të shohësh zhvillimet katrahurë nëpër qytete për të kuptuar që kjo klasë politike nuk është në gjendje të hartojë dhe zbatojë parimet më minimale të zhvillimit, plane urbanistike me rrugë, hapësira për parqe e hapësira për zona industriale.

Bie numri i studentëve që do të pranohet këtë vit, disa degë ‘zhduken’

Senati akademik ka miratuar kuotat e reja për vitin akademik 2022- 2023. Kuotat kanë rënë me 5 mijë, duke shkurtuar me dhjetëra kuota në degë që kërkohen pak ose aspak nga të rinjtë. Po ashtu, ka rënë edhe numri i gjimnazistëve të interesuar të studiojnë në Universitetin e Tiranës. Më i prekuri nga kjo “valë shkutimesh të kuotave” është ai i “Gjuhëve të Huaja”, i cili do të presë 135 studentë më pak këtë vit të ri akademik. Ulje të kërkesës ka pasur edhe për gjuhën frënge, italiane, spanjolle, ruse dhe greke, dy  të fundit janë në kufijtë e ekzistencës. Ulje drastike me 70 pranime më pak, ka pësuar Gazetaria, Arkeologjia dhe Gjeografia. Drejtësia, me të vetmin program 5-vjeçar që e ofron të integruar, do të ketë të njëjtin numër pranimesh. Shkencat e Natyrës i kanë qëndruar besnik numri të kuotave.Histori-Filologjia ka formulën më të thjeshtë të pranimeve. Peshën më të madhe (80%) e ka mesatarja aritmetike e tri viteve të shkollës së mesme dhe 20% provimet e fundit. Fakulteti i Drejtësisë i jep 40% mesatares së gjimnazit, 10% provimeve të maturës dhe 50% lëndëve specifike të zhvilluara gjatë shkollës së mesme. Ekonomiku e ndan 50:50 peshën e vlerësimit, midis mesatares së gjimnazit dhe mesatares së gruplëndëve formuese.