Kreu i Policisë, Gledis Nano: Shtojmë patrullat me efektivë pranë shkollave, që të shmangim ngjarjet kriminale që cënojnë sigurinë dhe edukimin e të rinjve

172
Sigal

Drejtori i përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore Tiranë, drejtuesit e shkollave dhe oficerët e sigurisë në shkolla, për sigurinë në shkolla. Në fjalën e tij, Nano u shpreh se “çdokush prej nesh, që kemi përgjegjësinë ligjore e morale për t’ju garantuar juve një ambient sa më të sigurtw. “Një detaj tjetër me shumë rëndësi për të gjithë ne janë, oficerët e sigurisë të vendosur nëpër institucionet arsimore. Lidhur me këtë hallkë të rëndësishme të mbarëvajtjes së punës nëpër shkolla, duhet të sqarojmë se ata nuk duhet kurrsesi të kryejnë rolin e rojës së portës, por mbi të gjitha janë dhe duhet të jenë syri dhe veshi i Policisë së Shtetit dhe i Ministrisë së Arsimit. Ata janë aty për të parandaluar e bashkëpunuar me të gjithë aktorët potencial, me qëllim  krijimin e një ambienti të sigurtë, në mënyrë që në themel të gjithçkaje të mbizotërojë libri, dija dhe vëmendja e përhershme ndaj nxënësve. Prania e tyre sjell ndër të tjera edhe rritjen e frymës së bashkëpunimit me strukturat e rendit, ndaj çdo fenomeni negativ e çdo problematikë të çfarëdolloji në të cilin ajo shfaqet. Bazuar në modelet më të qëndrueshme të cilat aplikohen sot në vendet e zhvilluara euroatlantike, ne do të duhet të përqëndrohemi më shumë në punën tonë, për t’i dhënë një protagonizëm edhe më të madh angazhimit të nxënësve në fushatat sensibilizuese, pasi impakti i tyre në jetën publike është i ndjeshëm dhe ndiqet me një interes të veçantë nga të gjitha shtresat shoqërore dhe instancat shtetërore”, tha Nano.