Topalli e Imami në konferencë për shtyp: Duam shkarkimin e Bashës

516
Në një konferencë të paralajmëruar për mediat, deputetja Jozefina Topalli dhe Arben Imami kërkuan shkarkimin e Bashës
Bashkë me ish-deputetin Arben Imami ajo sulmoi hapur liderin e PD-së, ndërsa tha se ky është një moment kritik për PD-në dhe se me drejtimin e Bashës, Rama do të sundojë për një kohë të gjatë. Ajo foli për plane të fshehta mes Bashës dhe Ramës.

“Në një moment shumë delikat dhe kritik për PD për atë që njohim kemi menduar të jemi bashkë me zotin Imami në këtë komunikm. Nga data 26 maj kjo nuk është më PD e 1990.

Pikërisht për shkak të kaosit që është krijuar, për bojkotin që po i bëjnë fushatës së PD-së. Me mënyrën e tij, Edi Rama do të sundojë dhe do të qëndrojë në krye të qeverisë për një kohë të gjatë. Unë nuk i di hiollësitë e marrëveshjes. Kam dyshime të shumta pqër çfarë ka ndodhur dhe cili është projekti për të ardhmen. preokupimi im është PD-ja
Sigal