“The New York Times” shkruan për dorëheqjen e Elvis Rroshit

458
Mediat e huaja kanë pasqyruar rastin e dorëheqjes së kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi. Prestigjozia “The New York Times” shkruan se ai është viktima e parë e një ligji që largon personat me precedentë penalë nga postet publike. “Elvis Rroshi, kryetari i Bashkisë së Kavajës tha të martën se ai jep dorëheqjen, pasi kishte zbuluar që ka qenë i dënuar pas një grindjeje në një kamp refugjatësh në Itali, kur ishte 16 vjeç. Ai deklaroi se nuk është marrë në gjykatë në atë kohë dhe nuk ka vuajtur dënim”, shkruan “The New York Times”. Më tej në shkrim thuhet se ligji konsiderohet si një mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, pasi ky i fundit është pengesa më e madhe e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Sigal