Tepsia financiare e vendoreve: PS merr 85% të fondit

432
Sigal

“Tepsia” financiare: PS-ja do të përfitojë 85 % të fondeve shtetërore për zgjedhjet vendore

Partia Socialiste është e vendosur që të zhvillojë zgjedhjet vendore edhe pa opozitën. Kryeministri Rama e ka deklaruar shpesh herë që PS-ja synon që të fitojë të 61 bashkitë, sidomos tani që në shumicën e tyre do të konkurrojë pa kundërshtarë, por edhe në ato bashki, ku ka konkurrentë, ato kandidatura janë formale. E megjithatë, ka edhe një arsye më shumë, që PS-ja do të zhvillojë zgjedhjet vendore pa opozitën. PS-ja, kësisoj, do të fitojë 85 % të fondeve financiare shtetërore, që do jepen për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Kuvendi ka përjashtuar, Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim nga përfitimi i fondeve që rrjedhin nga buxheti i shtetit për partitë politike që garojnë në 30 qershor. Për zgjedhjet lokale, Kuvendi ka vendosur që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ti shpërndajë partive politike të regjistruara një fond prej 65 milionë lekësh të reja. Projektvendimi i miratuar në seancën e fundit parlamentare sanksionon se sasia e fondit nga buxheti i shtetit do t’u akordohet atyre partive partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, ndërsa mbetet e pa përcaktuar mënyrën se si do të ndahet kjo vlerë. 5 % e këtij fondi shkon për partitë politike që hyjnë për herë të parë në zgjedhje, ku përfituese do të jetë edhe Bindja Demokratike e krijuar së fundmi nga Astrit Patozi.